string(102) "osmani-ne-takimin-e-kallas-ne-nju-jork-me-disa-presidente-nga-rajoni-serbine-e-perfaqesoi-marko-gjuriq" Osmani në takimin e Kallas në Nju Jork me disa presidentë nga rajoni, Serbinë e përfaqësoi Marko Gjuriq Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka bërë bashkë udhëheqës e zyrtarë nga Ballkani Perëndimor në një takim në Nju Jork ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Fotografi nga ky takim ndau presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, e cila tha se i ka shpalosur disa ankesa kryediplomates europiane Kallas për “standarde të dyfishta” dhe se Ballkani Perëndimor i takohet BE-së. “Vura në dukje nevojën për t’i dhënë fund më në fund standardeve të dyfishta, sepse ato nuk janë as një sjellje europiane dhe as një vlerë europiane, por sjellje anti-europiane. Kujtova se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është thelbësor jo vetëm si një proces zgjerimi, por si një riintegrim themelor i rajonit në Europë, ku historikisht dhe kulturalisht kemi qenë gjithmonë pjesë. Është një ilaç për dilemat e sigurisë dhe përçarjet e reja që tashmë po shfaqen. Besoj se BE-ja, si në kohë të vështira në të kaluarën, do të tregojë kreativitet dhe unitet. Është e rëndësishme që Ballkani Perëndimor të perceptohet si një i tërë dhe nëse ka një hendek në ritmin e përparimit midis vendeve, kjo mund të shkaktojë përçarje shtesë në vend të bashkimit”, tha ajo. Ankesat e saj duket se vijnë për shkak të ndarjes nga pakoja e Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, e cila përparoi në rrugën e saj drejt çeljes së kapitujve të rinj të anëtarësimit. Nga Kosova në Nju Jork tashmë janë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe vartësja e tij, Donika Gërvalla. Kurti iu bashkua kësaj ngjarje më vonë se Osmani e Gërvalla. Gjithashtu, në Nju Jork gjendet edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq./Express/ Ilir Ferati: Përkushtimi dhe puna e palodhur e banorëve të Kovragës janë pasuri e madhe për gjithë komunën Osmani në takimin e Kallas në Nju Jork me disa presidentë nga rajoni, Serbinë e përfaqësoi Marko Gjuriq Uran Ismaili: Asnjë shkollë nuk do të mbetet pa siguri, 200 oficerë të trajnuar do të angazhohen në Prishtinë Rubio shtron darkën “Transatlantike” në Nju Jork, të pranishëm edhe ministrat e Shqipërisë e RMV’së Tokio në vendin e parë për lagjet “më cool në botë”, kjo është top 10-shja
Nju Jork shpall Osmani në takimin e Kallas në me disa presidentë nga rajoni, Serbinë e…