Pikat kryesore
- Ish deputeti Spartak Braho ka komentuar sot, në një intervistë për Report TV, atë që po ndodh me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
- Braho tha se ende nuk po e kuptojmë se për çfarë akuzohet Veliaj, ndërsa thekson se prokurori i çështjes, Ols Dado, është i paligjshëm.
- Sipas tij, Dado u emërua nga noter në prokuror, pa bërë shkollën e Magjistraturës, çështje të cilën Veliaj e ka çuar në Gjykatën Administrative dhe kërkon e pavlefshme të emërimit të tij si prokuror në vitin 2008.
Ish deputeti Spartak Braho ka komentuar sot, në një intervistë për Report TV, atë që po ndodh me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Braho tha se ende nuk po e kuptojmë se për çfarë akuzohet Veliaj, ndërsa thekson se prokurori i çështjes, Ols Dado, është i paligjshëm. Sipas tij, Dado u emërua nga noter në prokuror, pa bërë shkollën e Magjistraturës, çështje të cilën Veliaj e ka çuar në Gjykatën Administrative dhe kërkon e pavlefshme të emërimit të tij si prokuror në vitin 2008. “Veliaj, s’po marrim vesh për çfarë akuzohet akoma. Atje vazhdon debati nëse është i ligjshëm apo jo prokurori, që për mua është i paligjshëm. Nuk mund të emërohesh prokuror pa plotësuar kushtet. Duhej të mbaronte shkollën e magjistraturës, u bë nga noter në prokuror”, tha Braho. “Veliaj, nëse do marrë pafajësi, nuk e pengon njeri të vazhdojë angazhimin politik të tij. Një vendim penal që e zhvesh nga fajësia nuk ia mbyll dot rrugën për t’u angazhuar dhe për të marrë pjesë në politikë”, theksoi më tej ai.