Rama pret ambasadorin e SHBA në NATO, zbulon temat e diskutimit

Rama pret ambasadorin e SHBA në NATO, zbulon temat e diskutimit

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matt Whitaker.
  • Gjatë këtij takimi, Rama theksoi se biseda është fokusuar te lidhja e ngushtë mes Shqipërisë dhe SHBA, duke nënvizuar partneritetin strategjik dhe marrëdhëniet shumë të mira diplomatike dhe ushtarake mes dy vendeve.
  • Sipas tij, forcimi i mëtejshëm i këtyre marrëdhënieve mbetet një prioritet i përbashkët.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matt Whitaker. Gjatë këtij takimi, Rama theksoi se biseda është fokusuar te lidhja e ngushtë mes Shqipërisë dhe SHBA, duke nënvizuar partneritetin strategjik dhe marrëdhëniet shumë të mira diplomatike dhe ushtarake mes dy vendeve. Sipas tij, forcimi i mëtejshëm i këtyre marrëdhënieve mbetet një prioritet i përbashkët. Një temë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe organizimi i Samitit të ardhshëm të NATO-s, i cili pritet të mbahet vitin e ardhshëm në Tiranë. Rama u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi vendi do të shndërrohet në pikëtakimin e aleancës më të madhe ushtarake në botë. “Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Mattheë Ëhitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës.” , shkruan Rama. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Viti 2030, objektiv i arritshëm”, Leka: Shqipëria drejt fundit të rrugëtimit për në BE, të gjithë po e vlerësojnë! Aksident në Lezhë/ Makina përplas motoçikletën, një i lënduar Popullariteti i Putinit bie për të shtatën javë radhazi, më i ulëti që nga pushtimi i Ukrainës

Lini një Përgjigje