Pikat kryesore
- Kryeministri Rob Jetten thotë se Shqipëria është një partner strategjik kyç i Holandës në Ballkanin Perëndimor, me të cilën ka bashkëpunim të ngushtë në fushën e sigurisë dhe në ekonomi.
- Kryeministri holandez ia ka përcjellë këto qëndrime shefit të qeverisë shqiptare Edi Rama, në një bisedë telefonike me të.
- Analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, u shpreh se përpjekjet e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian janë drejt fundit dhe po vlerësohen nga vendet anëtare të BE-së.
Holanda mbështet integrimin sa më parë të Shqipërisë në BE. Kryeministri Rob Jetten thotë se Shqipëria është një partner strategjik kyç i Holandës në Ballkanin Perëndimor, me të cilën ka bashkëpunim të ngushtë në fushën e sigurisë dhe në ekonomi. Kryeministri holandez ia ka përcjellë këto qëndrime shefit të qeverisë shqiptare Edi Rama, në një bisedë telefonike me të. Analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, u shpreh se përpjekjet e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian janë drejt fundit dhe po vlerësohen nga vendet anëtare të BE-së. Sipas tij, vendi ndodhet në rrugën e duhur dhe objektivi i vendosur për vitin 2030 është i arritshëm, por kërkon angazhim të gjerë politik dhe institucional. Leka theksoi se puna për integrimin nuk duhet të jetë vetëm përgjegjësi e qeverisë, por edhe e gjithë faktorëve politikë në vend, përfshirë opozitën. Ai u shpreh kritik ndaj opozitës, duke e akuzuar se nuk e mbështet procesin e integrimit evropian. Sipas Lekës, ish-kryeministri Sali Berisha përbën pengesë për këtë proces, ndërsa aksioni politik i opozitës synon më shumë konsolidimin e lidershipit të tij sesa avancimin e agjendës së integrimit. “Përpjekjet e Shqipërisë drejt BE janë drejt fundit dhe të vlerësuara nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Jemi në rrugën e duhur dhe mendoj se afati e dhënë, si 2030 është objektiv mesë i arritshëm, duhet punuar për të jo vetëm nga qeveria, por edhe faktori shqiptar, përfshirë dhe opozita. Berisha është pengesë për integrimin e Shqipërisë. Opozita nuk dëshiron hyrjen në BE. Gjithë aksioni politik i opozitës bëhet për të konsoliduar qenien e tij si lider i opozitës. Ai lufton për karrigen. Ai e ka shkatërruar Partinë Demokratike”, u shpreh ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aksident në Lezhë/ Makina përplas motoçikletën, një i lënduar Popullariteti i Putinit bie për të shtatën javë radhazi, më i ulëti që nga pushtimi i Ukrainës NATO: Nuk ka dispozitë për të përjashtuar anëtarët