Në dokumente u del një vëlla tjetër, Abazi rrëfen historinë: Babai shkoi në spital për…

Në dokumente u del një vëlla tjetër, Abazi rrëfen historinë: Babai shkoi në spital për…

Pikat kryesore

  • Nga sherri për një banesë të lënë trashëgimi nga babai, tre vëllezërit Bashkimi, Abazi dhe Gazmiri kanë zbuluar se në pjesëtarët e familjes del edhe një fëmijë i tretë për të cilin nuk kishin pasur dijeni.
  • Agim Zenuni sipas dokumenteve rezulton që të jetë fëmija i Riza Zenunit.
  • Megjithatë, ata refuzojnë ta shohin si vëllanë e tyre, duke u shprehur se nuk e njohin fare, nuk e kanë parë apo takuar asnjë herë.

Nga sherri për një banesë të lënë trashëgimi nga babai, tre vëllezërit Bashkimi, Abazi dhe Gazmiri kanë zbuluar se në pjesëtarët e familjes del edhe një fëmijë i tretë për të cilin nuk kishin pasur dijeni. Agim Zenuni sipas dokumenteve rezulton që të jetë fëmija i Riza Zenunit. Megjithatë, ata refuzojnë ta shohin si vëllanë e tyre, duke u shprehur se nuk e njohin fare, nuk e kanë parë apo takuar asnjë herë. Abazi, tregon në rubrikën “Shihemi në Gjyq” një version tjetër të historisë, për të cilën pretendon se ia kanë treguar njerëzit, që ka pyetur. Sipas tij, për t’i ardhur në ndihmë një komshieje, e cila ishte shtatzënë dhe priste të sillte në jetë një fëmijë ilegal, Rizai, babai i ndjerë i fëmijëve ka shkuar në spital dhe ka firmosur, duke konfirmuar atësinë e fëmijës. Kjo është bërë sipas Abazit, vetëm për t’i ardhur në ndihmë vajzës, që ajo të nxirrte fëmijën nga materniteti. Abazi: Siç na tregojnë njerëzit që kemi pyetur tani, na kanë thënë se e ëma e Agim Zenunit ka pasur një lidhje jashtë martesore. Këta i dhanë një ndihmë për ta nxjerrë fëmijën nga spitali. Eni Çobani: Kush ia dha? Abazi: Gjyshërit dhe prindërit. E nxorën nga spitali dhe siç duket nga ngelur në mbiemrin tonë, që ne nuk dimë gjë. Ne këtë fëmijë nuk e kemi parë dhe nuk e dimë ç’është. Nuk e njohim fare. Ai është rritur në Durrës. Me prindër, a pa prindër ne këtë nuk e dimë. Por, me ne nuk ka lidhje.

Lini një Përgjigje