Pikat kryesore
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 3 nëntor është afati i fundit për akreditim të vëzhguesve për raundin e dytë të votimeve nga zgjedhjet lokal të 12 tetorit.
- KQZ thekson se dokumentet që ishin për vëzhguesit për zgjedhjet e komunave më nuk janë valide.
- “Afati për konfirmim dhe shtim të vëzhguesve është deri më 3 nëntor 2025, në ora 16:00”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 3 nëntor është afati i fundit për akreditim të vëzhguesve për raundin e dytë të votimeve nga zgjedhjet lokal të 12 tetorit. KQZ thekson se dokumentet që ishin për vëzhguesit për zgjedhjet e komunave më nuk janë valide. “Afati për konfirmim dhe shtim të vëzhguesve është deri më 3 nëntor 2025, në ora 16:00”. “ID-të aktuale të lëshuara për procesin zgjedhor të 12 tetorit 2025 nuk do të jenë valide për raundin e dytë të zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. Kosova voton në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në 18 komuna si: Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve në këto 18 komuna është 1,346,397 votues. Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet e këtyre komunave është 1,316,672 votues, ndërkaq numri i qytetarëve të regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës dhe që i takojnë këtyre komunave është 29,725 votues”. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të organizohet në 525 Qendra të Votimit me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 Qendra të Votimit për votimin e rregullt me 1,628 vendvotime dhe 18 Qendra të Votimit për votimin me kusht me gjithsej 20 vendvotime. “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/01/2025 17:41 KQZ thotë se 3 nëntori është afati i fundit për akreditimin e vëzhguesve për balotazh 11/01/2025 17:32 Avni Arifi: Njohja e Sirisë është tronditje gjeopolitike për kampin ruso-serb 11/01/2025 17:29 Gucati: Më befason fakti që Kurti nuk na përkrah, ai është kryeministër i shtetit, nuk është kryeminstër i një partie!