Gucati: Më befason fakti që Kurti nuk na përkrah, ai është kryeministër i shtetit, nuk…

Gucati: Më befason fakti që Kurti nuk na përkrah, ai është kryeministër i shtetit, nuk…

Pikat kryesore

  • “Momentin e ka Albin Kurti apo partia e tij me na mbështetë, e me na perkrahë, mirëpo nuk po don.
  • Mua me ka befasu Albin Kurti sepse ata burra që janë të burgosur janë qytetarë të Kosovës.
  • Nuk janë qytetarë as Amerikan as Francez, por janë shqiptar të Kosovës, janë qytetarë të këtij vendi.

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, në një intervistë për GazetaBlic është shprehur i befasur për faktin që protestat e thirrura në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Gjykatën Speciale në Hagë nuk po gjejnë mbështetje nga kryeministri në detyrë Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje. “Momentin e ka Albin Kurti apo partia e tij me na mbështetë, e me na perkrahë, mirëpo nuk po don. Mua me ka befasu Albin Kurti sepse ata burra që janë të burgosur janë qytetarë të Kosovës. Nuk janë qytetarë as Amerikan as Francez, por janë shqiptar të Kosovës, janë qytetarë të këtij vendi. Abin Kurti është kryeminister i qytetarëve të Kosoves nuk duhet të bëjë dallime në politikë. Ky është kryeministër i shtetit, nuk është kryeministër i një partie, kështu që mua më befason pse nuk del me na përkrah neve haptaz, sic dul edhe Presidentja hapur dy herë, Vjosa Osmani, edhe për protestën në Prishtinë ka dalë Vjosa Osmani, por edhe protestën në Tiranë që e patëm dul Vjosa Osmani ku tha kanë të drejtë Shoqatat e Luftës të protestojnë në menyrën më të mirë të mundshmë paqësore, me i kërku të drejtat e veta, me kundërshtu një Gjykatë, me kundërshtu një punë të keqe. Edhe ky duhet me dal vetë me na mbeshtetë sepse protestat janë të lejueshmë, me komnventa nderkombëtare ti ki drejtë me protestu, e mua më befason ky njeri”, tha Gucati. Madje, kryetari i OVL-UÇK-së e krahason Albin Kurtin me Edi Ramen, duke thënë se ky i fundit i ka dhënë mbështetje këtyre protestave dhe e ka ngritur zërin kundër Gjykatës Speciale. “Mua më vjen keq prej Vetëvendosjes, sepse ata e bënë thikë me dy teha përkrahjen e tyre, njëra na mbeshteti neve tjetra e shajti Edi Ramën dhe Shqipërinë. Shteti shqiptar ka bërë dhe është duke bërë shumë , nuk dua ta dalloj sepse për mua Albin Kurti është kryeministër në detyrë, është kryeministër i vendit tim, e dashta apo nuk e dashta unë, unë e mbështeti. Shteti i Shqiperisë është duke na mbeshtetë e duke na përkrah neve Edi Rama që është kryeministër, ai është kundër Gjykatës Speciale dhe fjalimi i tij para Këshillit të Evropës ku ka folë kundër Gjykatës Speciale dhe Dick Martyt, sot folë kundër Gjykatës Speciale dhe kundër Dick Martyt. Edhe Edi Rama edhe Sali Berisha, të dytë kanë qenë përkrahës”, deklaroi Gucati. “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/01/2025 17:32 Avni Arifi: Njohja e Sirisë është tronditje gjeopolitike për kampin ruso-serb 11/01/2025 17:29 Gucati: Më befason fakti që Kurti nuk na përkrah, ai është kryeministër i shtetit, nuk është kryeminstër i një partie!

Lini një Përgjigje