Ish-presidenti, njëkohësisht kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot nga qelia e burgut nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, në lidhje me seancën paraprake në GJKKO për dosjen CEZ-DIA.
Ai shpjegon se seanca nuk u shty, por u mbajt dhe startoi procesi, edhe pse mungonte një nga avokatët.
Gjithashtu shpjegoi se ai nuk i trembet drejtësisë dhe do përballet me farsën e provave të “palloshit të gjatë”, duke iu referuar kryeministrit të vendit, Edi Rama.