Rama: Çështja Beleri solli vështirësi në raportet mes dy vendeve! Brenda vjeshtës,…

Rama: Çështja Beleri solli vështirësi në raportet mes dy vendeve! Brenda vjeshtës,…

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama pranoi se çështja Beleri ka krijuar tensione në marrëdhëniet mes dy vendeve.
  • Në një bisedë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i Kathimerini, ai theksoi se palët kanë vendosur të mos lejojnë që mosmarrëveshjet të dominojnë raportet dypalëshe dhe synojnë zgjidhjen e të gjitha çështjeve.
  • Rama u shpreh optimist se deri në vjeshtën e ardhshme mund të arrihet dakordësi e plotë, duke nënvizuar gjithashtu rëndësinë e pakicës greke në Shqipëri dhe të shqiptarëve të integruar në Greqi.

Kryeministri Edi Rama pranoi se çështja Beleri ka krijuar tensione në marrëdhëniet mes dy vendeve. Në një bisedë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i Kathimerini, ai theksoi se palët kanë vendosur të mos lejojnë që mosmarrëveshjet të dominojnë raportet dypalëshe dhe synojnë zgjidhjen e të gjitha çështjeve. Rama u shpreh optimist se deri në vjeshtën e ardhshme mund të arrihet dakordësi e plotë, duke nënvizuar gjithashtu rëndësinë e pakicës greke në Shqipëri dhe të shqiptarëve të integruar në Greqi. “Tashmë kemi një marrëveshje me qeverinë greke për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese. Çështja Beleri krijoi disa vështirësi në marrëdhënien tonë, nuk ka dyshim, dhe kjo ishte një pasojë e padyshimtë. Kemi qenë respektues dhe të hapur me njëri-tjetrin, e respektoj për këtë; vendosëm që mos t’i lëmë dy vendet tona të përpihen nga këto lloj zënkash, se ndodhi diçka këtu apo atje. Duhet të zgjidhim të gjitha çështjet njëherë e mirë mes nesh; ambicia jonë është që vjeshtën e ardhshme të kemi dakordësi për të gjitha çështjet. Jemi shumë besimplotë, për ne nuk ka asnjë problem. Kemi çështjen e pazgjidhur të ligjit të luftës. Aseti i madh për ne është pakica greke dhe aseti për ju janë qytetarët shqiptarë që janë shumë dhe janë të integruar.” “Ne kemi një histori dhe duhet t’i kthehemi historisë. Kemi një histori mikpritjeje që duam ta ruajmë dhe ta ushqejmë. Siç duhet ta dini, Shqipëria është i vetmi vend në Evropë dhe, për këtë arsye, jemi unikë, që në fund të Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj se sa përpara se të niste kjo luftë. Nuk ka shifra apo të dhëna për asnjë hebre të dorëzuar te nazistët. Ne kemi mbrojtur edhe 25 mijë italianë, pjesë e ushtrisë pushtuese, kur Italia kapitulloi; i mbrojtëm nga nazistët. Pranuam afganë pas largimit nga Kabuli në një situatë të vështirë dhe të turpshme. Hapëm dyert për disa mijëra afganë që në Evropë askush nuk i donte. Sa për iranianët, na u kërkua të konsideronim strehimin e tyre jo për ta përdorur Shqipërinë si platformë për opozitë politike, por për arsye humanitare. Ne thamë po, mund të vijnë. I kemi aty prej disa vitesh dhe u kemi shpëtuar jetën. Mendoj se do të ketë një konsideratë për ta parë Shqipërinë si një vend të veçantë, sidomos kur rrëfejmë gjithë këto histori të shpëtimit të jetëve njerëzore”.

Lini një Përgjigje