Pikat kryesore
- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka dërguar një kërkesë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit të Krimit të Organizuar (GJKKO), që të lejojë transmetimin live të seancave gjyqësore që po zhvillohen ndaj tij.
- Në kërkesën e tij, Veliaj ka vënë në dijeni edhe disa prej televizioneve kombëtare, mes të cilave edhe Report Tv.
- Po ashtu, në kërkesën e tij Veliaj pretendon se transmetimi live i seancave gjyqësore është një detyrim për gjykatën dhe jo çështje zgjedhje.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka dërguar një kërkesë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit të Krimit të Organizuar (GJKKO), që të lejojë transmetimin live të seancave gjyqësore që po zhvillohen ndaj tij. Në kërkesën e tij, Veliaj ka vënë në dijeni edhe disa prej televizioneve kombëtare, mes të cilave edhe Report Tv. Po ashtu, në kërkesën e tij Veliaj pretendon se transmetimi live i seancave gjyqësore është një detyrim për gjykatën dhe jo çështje zgjedhje. Kjo kërkesë e Veliajt vjen pas një kërkese që kryebashkiaku dërgoi më herët në Gjykatën Administrative, ku po zhvillohet seanca gjyqësore për padinë e kryebashkiakut ndaj prokurorit të posaçëm, Ols Dado.