/ Ndodh në gjysmëfinalen ndaj Egnatias, e pëson një tjetër arbitër nga tifozët

/ Ndodh në gjysmëfinalen ndaj Egnatias, e pëson një tjetër arbitër nga tifozët

Pikat kryesore

  • Pjesa e parë mes Elbasanit dhe Egnatias u mbyll me rezultatin 0-1 për rrogozhinasit.
  • Një episod i pakëndshëm u regjistrua në minutën e 39-të, kur një kapsollë shpërtheu pranë gjyqtarit anësor Ani Kociaj.
  • Një incident i cili është parë edhe në sfida të tjera, pikërisht tek i njëjti vend nga tifozët e Elbasanit.

Pjesa e parë mes Elbasanit dhe Egnatias u mbyll me rezultatin 0-1 për rrogozhinasit. Një episod i pakëndshëm u regjistrua në minutën e 39-të, kur një kapsollë shpërtheu pranë gjyqtarit anësor Ani Kociaj. Një incident i cili është parë edhe në sfida të tjera, pikërisht tek i njëjti vend nga tifozët e Elbasanit. Loja rifilloi rreth 30 sekonda më vonë, pasi kapiteni Emiljano Musta iu drejtua tifozëve verdheblu. Sfida e parë mes dy skuadrave ishte mbyllur në barazim 1 me 1. Si Elbasani dhe Egnatia kanë pasur mjaft rivalitet, teksa në pesë ndeshje të këtij sezoni janë regjistruar katër barazime. Vetëm një përballje është fituar nga Elbasani në kampionat.

Lini një Përgjigje