Pikat kryesore
- INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes…
- (VIDEO) Shqipëria ëndërron që të shkojë në Botëror, për herë të parë në histori.
- Pas një fushate kualifikuese pozitive, kuqezinjtë janë dy hapa larg Botërorit.
INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO) Shqipëria ëndërron që të shkojë në Botëror, për herë të parë në histori. Pas një fushate kualifikuese pozitive, kuqezinjtë janë dy hapa larg Botërorit. Fillimisht sfidojmë Poloninë dhe më pas, ekipi i Sylvinhos gjen në finalen e Play Off njërën mes Ukrainës dhe Suedisë. Ish-sulmuesi i Shqipërisë, Hamdi Salihi, në një bisedë me Trevisa Tufën në Sport News në News 24, foli për mundësitë që ka kombëtarja për të realizuar ëndrrën. Salihi, më trego pak, a ndihet realisht atmosfera e Botërorit në Amerikë. Është futur fuqishëm Trump në lojë, flitet që çmimet e hoteleve janë rritur ndjeshëm etj, është realisht kështu? Me thënë të drejtën, ka një interesim të madh. Edhe para shortit, shihej interesim i madh nga njerëzit dhe bizneset që nuk kanë lidhje me sportin. Besoj se do jetë event i jashtëzakonshëm, për këto evente të mëdha Amerika ka kapacitetet e duhura. Po ti Salihi, ke bërë ndonjë përgatitje, do e presësh Shqipërinë në Amerikë? Çfarë ndjesi ke? Do ishte kënaqësia më e madhe. Kam shumë besim. Këto vitet e fundit kemi luajtur dhe jemi afruar, e meritojmë ta provojmë një herë një kompeticion të tillë. Për të gjithë ne do ishte diçka e madhe. Më thuaj të drejtën, e mendoje realisht që mund të arrinim fazën “play-off”, e besoje në fillim që mund të vinim në këtë pikë?