Dashi
Marrëdhënia në çift do jetë e bazuar tek mirëqenia dhe tek bashkëpunimi. Do ndiheni mjaft mirë pranë atij që dashuroni dhe do ndiheni gati për të marrë edhe vendime me rëndësi. Beqarët do kërkojnë një person perfekt dhe kjo dëshirë nuk do mund t’iu realizohet dot. Financiarisht do njiheni me momente të vështira. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.
Demi
Venusi do jetë i pozicionuar më së miri sot në jetën tuaj në çift dhe gjithçka do shkojë për mrekulli mes jush dhe partnerit. Do e toleroni edhe më tepër njëri-tjetrin. Beqarët do kalojnë çaste të këndshme me miqtë e ngushtë dhe nuk do e ndiejnë fort nevojën e dikujt në krah. Sektori i financave do jetë mjaft i privilegjuar. Mund të kryeni edhe ndonjë investim më tepër nëse dëshironi.
Binjakët
Jeta në çift do jetë mjaft e stabilizuar sot. Do i diskutoni me qetësi të gjitha ato tema delikate të cilat më parë krijonin probleme. Beqarët nuk mund të qëndrojnë indiferentë ndaj disa personave që do i joshin. Në fakt ata me të vërtetë kanë vlera të shumta. Financat do jenë të mbrojtura gjithë kohës edhe pse ju mund ta teproni paksa me shpenzimet.
Gaforrja
Jeta në çift ka rrezik të kalojë një ditë të vështirë sot. Do ju ndryshojë shpesh humori dhe do debatoni ashpër me personin që keni në krah. Beqarët nuk duhet të ecin me sy mbyllur, por duhet të mendohen mirë para se t’i japin fjalën dikujt. Bëhet fjalë për jetën e tyre. Ndikimi pozitiv i Diellit dhe Marsit do e përmirësojë paksa situatën tuaj financiare.
Luani
Nëse jeni një zemër e vetmuar nuk do keni fat dhe do vuani shumë gjatë kësaj dite. Ata që kanë tashmë një lidhje të qëndrueshme do debatojnë ashpër me partnerin, por nga ana tjetër edhe do dashurohen në mënyrë pasionante me të. Financat fatmirësisht do jenë të mira. Shlyeni sa më parë borxhet që keni marrë që më pas të kryeni ndonjë shpenzim më tepër.
Virgjëresha
Do i kushtoni shumë rëndësi partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe nuk do e lini atë të mërzitet për asnjë çast. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do ndihen më të qetë dhe do sqarojnë me qetësi gjithçka. Beqarët do flirtojnë pa fund me personat që do kenë pranë dhe dikush do ua kthejë me të njëjtën monedhë. Në planin financiar priten goxha përmirësime.
Peshorja
Keni kohë që marrëdhënia mes jush dhe partnerit është ftohur? Sot do keni mundësi të afroheni më tepër me të dhe të flisni për gjithçka që ju ka lënduar. Ai do tregohet më i kuptueshëm dhe do dijë të kërkojë falje. Beqarët më mirë të tregohen të matur me personat që do takojnë sepse më pas do lëndohen. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni të matur.
Akrepi
Jeta juaj në çift do marrë një kthesë tjetër gjatë kësaj dite edhe më të mirë nga sa ka qenë më parë. Do dini të toleroni dhe të hapni rrugë. Edhe për beqarët priten të reja pa fund. Shfrytëzojeni ditën deri në maksimum sepse nuk do pendoheni aspak. Në planin financiar duhet pasur shumë kujdes. Gabimi më i vogël mund t’iu rrënojë.
Shigjetari
Qetësia e tepruar mund t’i bëjë dëm jetës suaj në çift gjatë kësaj dite. Mundohuni të komunikoni për gjithçka me partnerin dhe të shkëmbeni mendime me të. Beqarët do jenë kapricozë dhe të pavendosur për të bërë ndonjë zgjedhje. Financat fatmirësisht do jenë më të mira se disa kohë më parë. Mundohuni ta ruani ekuilibrin.
Bricjapi
Qielli i dashurisë do jetë shumë i trazuar gjatë kësaj dite. Do keni debate të forta me partnerin tuaj dhe do ndiheni keq. Beqarët do jenë sensuale dhe mjaft romantikë. Do bëjnë shumë persona për vete dhe më pas do mund të zgjedhin të duhurin. Të ardhurat do përmirësohen shpejt nëse vazhdoni të tregoheni të matur me shpenzimet.
Ujori
Kjo ditë do jetë e mbushur me surpriza sot në jetën tuaj në çift. Për disa ato do jenë pozitive e për disa jo fort të këndshme. Gjithçka do jetë në varësi të sjelljes suaj kohët e fundit. Beqarët do kenë takime cilësore të cilat mund të sjellin histori dashurie serioze. Financat nuk do jenë të këqija, por do kërkojnë më tepër kujdes se kurdoherë tjetër.
Peshqit
Venusi do jetë i pozicionuar keq sot në jetën tuaj në çift dhe do sjellë mosmarrëveshje të shumta. Kujdes mos e prekni partnerin atje ku i dhemb më shumë sepse do e përkeqësoni edhe më shumë situatën. Beqarët nuk do jenë të sigurt për atë që duan të bëjnë dhe do mbeten me të njëjtin status. Financat mund të kenë ndonjë tronditje të vogël për shkak të disa shpenzimeve të nevojshme që do kryeni.