Pikat kryesore
- Një nga finalistët e “Big Brother VIP 5”, Miri, ka folur për situatën në familjen e tij gjatë eksperiencës në program.
- I ftuar në “S’e Luan Topi”, ai ka treguar se mamaja i ka përjetuar keq situatat e krijuara në shtëpi ndaj Mirit.
- I prekur, artisti u shpreh se mamaja është njeriu i cili ka sakrifikuar gjithmonë dhe ka falur vetëm dashuri.
Një nga finalistët e “Big Brother VIP 5”, Miri, ka folur hapur për situatën në familjen e tij gjatë eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. I ftuar në emisionin S’e Luan Topi, ai tregoi se mamaja e tij e ka përjetuar shumë rëndë gjithë situatat dhe komentet e krijuara ndaj tij gjatë qëndrimit në program.
I prekur, artisti u shpreh se nëna e tij është personi që ka sakrifikuar gjithmonë për familjen dhe që ka dhënë vetëm dashuri.
“Unë vërtet thashë që pikë të dobët kam babin, sepse është shembulli i mashkullit që kemi në jetë. Por mami im është diçka më vete. Është njeri shumë i dashur, sakrifikon pafund, të bën për vete. Edhe kur nuk ka fuqi të rrijë në këmbë, ajo përsëri e bën. Nuk e di nëse ne do të arrijmë të bëhemi si ky brez.
Një nga sikletet më të mëdha kur isha atje, në Big Brother VIP Albania, ishte se si po e përjetonte mami. Ajo e kishte përjetuar shumë vështirë, sepse nuk i kuptonte dhe nuk i pranonte zërat që thuheshin kundër meje, si edhe akuzat pa bazë. Ishin akuza shumë të rënda.
Ajo e dinte shumë mirë se kush isha unë dhe e ka vuajtur shumë këtë situatë, por vëllai im e qetësonte. Ai mbante një rol më neutral dhe e ka mbajtur gjithçka nën kontroll”, u shpreh Miri.