Pikat kryesore
- “Do të doja shumë që vajza ime të bëhej kur të rritej si Selin”, kjo deklaratë e Mirit në “Big Brother VIP 5” u rikthye sërish në qendër të vëmendjes.
- Teksa ishte i ftuar në “S’e Luan Topi”, Miri u shpreh se nuk dëshiron që vajza e tij t’i ngjajë Selinit.
- Ishte një nga momentet më të vështira se mendoje, një gjë tjetër në strategji loje, dhe del një gjë tjetër në strategji loje.
Një deklaratë e bujshme e Mirit gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Albania, ku ai ishte shprehur se “do të doja shumë që vajza ime, kur të rritej, të bëhej si Selin”, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
I ftuar në emisionin S’e Luan Topi, Miri sqaroi se sot nuk e mendon më njësoj këtë deklaratë dhe se nuk dëshiron që vajza e tij t’i ngjajë plotësisht Selinit.
“Jam lënduar nga mënyra se si erdhi situata. Ishte një nga komentet më të vështira për mua, sidomos ajo që e konsiderova si pabesi nga Selin. Ishte një nga momentet më të vështira, sepse ti mendon një gjë tjetër brenda strategjisë së lojës dhe në fund del diçka krejt tjetër.
Nuk vazhdoj ta mendoj më kështu, të paktën jo siç doli. Siç ishte në BBV, po them. Unë e thashë atë deklaratë bazuar në mënyrën se si po e jetonim atë eksperiencë brenda shtëpisë. Ato cilësi të mira Selin i ka realisht, nuk janë të shtirura.
Por ajo ka edhe disa cilësi të tjera dhe unë nuk dua që vajza ime të ketë të gjitha cilësitë që ajo shfaqi aty. Ato që kam thënë për të, i kam thënë me shpirt”, u shpreh Miri.