Pikat kryesore
- Bora Zeman dhe Donald Veshaj, një ndër çiftet më të komentuara të showbizz-it shqiptar, po ndërmarrin një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.
- Gjatë bisedës, Donaldi konfirmoi atë që fansat prisnin prej kohësh: dyshja po planifikon të kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë pikërisht këtë verë!
- Megjithatë, duket se çifti ka një vizion paksa të ndryshëm se si duhet të organizohet dita e tyre e madhe.
Bora Zemani dhe Donald Veshaj, një nga çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, duket se po përgatiten për një hap shumë të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.
Në programin e ri “Late Night Show”, së bashku me vëllanë e tij Romeo Veshaj, Donaldi ka folur hapur për jetën personale dhe planet për të ardhmen me Borën.
Gjatë bisedës, ai konfirmoi atë që fansat prisnin prej kohësh: çifti po planifikon të kurorëzojë dashurinë e tyre me martesë pikërisht këtë verë.
“Unë dhe Bora po mendojmë për një dasmë. Vetëm se ajo do diçka të madhe, ndërsa unë dua diçka më intime, një festë me 20–25 të ftuar. Jemi në këto ujëra dhe këtë verë duam të bëjmë dasmë”, u shpreh Donaldi.
Përveç dasmës, aktori foli edhe për zgjerimin e familjes, duke pranuar se ardhja e një fëmije është një dëshirë e madhe për të dy, por ai preferon që gjithçka të vijë sipas radhës tradicionale.
“Unë do preferoja të bëhesha baba pas dasmës. E kemi në plan dhe e duam shumë. Pres të martohem, pastaj edhe bebi”, shtoi ai.
Ndërkohë, sipas raportimeve mediatike, ceremonia pritet të mbahet në jug të vendit, buzë detit, edhe pse deri tani detajet mbeten të pakta pasi çifti është ende në fazat e para të organizimit.
Nga ana tjetër, Bora ka zgjedhur të mos japë shumë detaje, duke theksuar se lajmet për martesën dhe shtatzëninë e saj komentohen vazhdimisht.
“Shtatzënia dhe martesa ime komentohen çdo muaj, çdo verë, çdo vit, si në formë thashethemi. Me apo pa martesë, një nga golat e jetës sime është patjetër Donaldi. Kjo është e sigurt”, u shpreh moderatorja.