VIDEO/ “Isha e çmendur…” – Danja rrëfen për ish-dashurin: U nda me mua, me la iku ai dhe u fejua me një vajzë të virgjër

Screenshot

Danja ka hapur zemrën gjatë një bisede me Eglin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, duke ndarë një histori personale dhe të dhimbshme nga jeta e saj. Ajo ka folur për një marrëdhënie që e konsideron si toksike dhe ka shpërthyer në emocion ndërsa ka përshkruar ndjesitë që kaloi.

“Unë jam 32 vjeçe sot. E kam kaluar një histori dashurie shumë të madhe, në mendjen time shumë të madhe. Ajo ishte ajo toksikja. Në atë kohë ajo më dukej e madhe. Isha e çmendur, e çmendur,” tha Danja, duke theksuar se marrëdhënia ka lënë një shenjë të thellë te ajo.

Respekti për familjen dhe ndarjen nga ish-partneri

Danja theksoi se marrëdhënia e saj me ish-partnerin nuk është diçka që babai i saj mund ta kuptonte, dhe për këtë arsye ajo nuk do ta komentonte më shumë, por shtoi se ai do të ishte shumë i shokuar kur të mësonte të vërtetën.

“Ndoshta nuk duhet ta them këtë për respekt të babait tim, se gocë veriore dhe unë nuk e di babi marrëdhënien time,” tha ajo.

Pas kësaj, ajo ka ndarë një detaj të trishtuar nga lidhjen e saj, duke treguar se ishte hera e parë që dikush largohej nga ajo, pasi ish-partneri kishte zgjedhur të ikte. Më vonë, ajo mësoi se ai u fejua me një vajzë të virgjër.

“Në atë kohë ishte uau, por ishte më toksikja. E kur unë u zgjova nga gjumi, kisha të bëja me një njeri që pa vetëm interesat e veta dhe iku. Iku ai, ka qenë hera e parë në jetë që iku dikush nga unë. Zgjodhi ai të ikte për arsyet e veta. Për momentin nuk rashë dakord me ato arsye, po kam bërë një luftë 3 vjet me veten. Afrohej dhe largohej dhe unë i mbushja mendjen vetes se mbase nuk është kështu, mbase është ashtu. Mora vesh se u fejua me një vajzë të virgjër,” rrëfeu Danja.

Mbështetje nga motra dhe mësime të dhimbshme

Danja përmendi se për t’u rikuperuar pas kësaj marrëdhënieje, i ka dashur disa ditë për të marrë veten, dhe kjo falë mbështetjes së motrës së saj, Ertila.

“Më mori një javë për të marrë veten, falë mbështetjes dhe këshillave të motrës sime, Ertila,” përfundoi Danja.

Lini një Përgjigje