Livia hedh në gjyq banorin e Big Brother VIP: “Deklarata e tij, shkelje e imazhit tim”

Screenshot

Livia, ish-banore e Big Brother VIP Albania, ka ndërmarrë hapa ligjorë kundër Jozefin Markut (Jozi) pas një deklarate të tij, të cilën ajo e cilëson si denigruese dhe cenim të imazhit.

Gjatë intervistës në emisionin “S’e luan Topi”, Livia tha se nuk do ta tolerojë këtë sjellje dhe është e vendosur ta çojë çështjen përpara drejtësisë.

“Deklarata e tij është një shkelje e imazhit tim. Ne po e shqyrtojmë ligjërisht këtë çështje dhe do ta denoncojmë,” u shpreh ajo.

Deklarata e debatueshme e Jozit

Gjithçka nisi pas komenteve të Jozit, i cili la të kuptohej se Livia dhe Rozana kishin pasur sjellje intime gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA.

“Kur ka flejt me atë që ka dalë jashtë, mos t’ia përmend emrin, ça s’kemi parë duke bërë jashtë jorganit. Në rregull? U kry? Unë e kam parë se çfarë ka bërë. Çfarë s’kanë bërë,” ishte deklarata e tij.

Kjo e ka revoltuar Livian, e cila e cilësoi Jozin si “shumë vulgar” dhe shtoi se ai duhet të mbajë përgjegjësi për fjalët e tij.

“Nuk mund të qeshim e të themi ‘është Jozi’. Kjo nuk normalizohet. Ai është një djalë i rritur dhe duhet të mbajë përgjegjësi për gjithçka që thotë,” përfundoi ajo.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të vijojë ky proces ligjor dhe nëse Jozi do të përballet me ndonjë pasojë për fjalët e tij.

Lini një Përgjigje