Pikat kryesore
- Ndryshume të tjera janë bërë tek Policia e Shtetit ku janë bërë emërime të reja në drejtori të rëndësishme të Policisë Kufitare, si dhe në komisariate të vendit.
- Mësohet se, Arber Zemani është emëruar Drejtor i Kufirit në Vlorë.
- Ndërkohë, drejtori i mëparshëm është transferuar si specialist në Drejtorinë e Antiterrorit.
Ndryshume të tjera janë bërë tek Policia e Shtetit ku janë bërë emërime të reja në drejtori të rëndësishme të Policisë Kufitare, si dhe në komisariate të vendit. Mësohet se, Arber Zemani është emëruar Drejtor i Kufirit në Vlorë. Ndërkohë, drejtori i mëparshëm është transferuar si specialist në Drejtorinë e Antiterrorit. Në Shkodër, drejtimin e Drejtorisë së Kufirit e ka marrë Agim Basha, i cili vjen nga Akademia e Sigurisë. Ndërkohë në Durrës është emëruar Drejtor i Kufirit Altin Lila, ndërsa drejtori aktual i këtij sektori, Ermal Lila, është caktuar specialist në Policinë e Shtetit. Ndryshime janë bërë edhe në strukturat e Policisë së Tiranës, ku Alfred Cenaj është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Nr. 2 në kryeqytet.