Pikat kryesore
- Mungesa e higjienës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” është kthyer në një temë të nxehtë diskutimi jo vetëm mes banorëve, por edhe nga ndjekësit që kanë kritikuar ashpër pamjet e transmetuara.
- Dyshemeja e papastër, mbeturinat dhe çrregullimi i përgjithshëm kanë bërë që Vëllai i Madh të mos tolerojë më.
- Pas disa vërejtjeve të njëpasnjëshme që ranë në vesh të shurdhër, pak minuta më parë në shtëpi është lëshuar alarmi, i shoqëruar me një vendim drastik.
Mungesa e higjienës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” është kthyer në një temë të nxehtë diskutimi jo vetëm mes banorëve, por edhe nga ndjekësit që kanë kritikuar ashpër pamjet e transmetuara. Dyshemeja e papastër, mbeturinat dhe çrregullimi i përgjithshëm kanë bërë që Vëllai i Madh të mos tolerojë më. Pas disa vërejtjeve të njëpasnjëshme që ranë në vesh të shurdhër, pak minuta më parë në shtëpi është lëshuar alarmi, i shoqëruar me një vendim drastik. “Vëllai i Madh iu komunikoi banorëve se i zbret 2 mijë euro nga çmimi i madh, duke e çuar atë në 171,000 euro aktualisht,” thuhet në njoftim. “Vëllai i Madh iu komunikoi banorëve se i zbret 2 mijë euro nga çmimi i madh, duke e çuar atë në 171,000 euro aktualisht,” thuhet në njoftim. Por dënimi nuk ndalet me kaq. Banorët kanë marrë një ultimatum të qartë: nëse nuk ka reflektim të menjëhershëm për pastërtinë, vendimi për zbritje nga çmimi i madh do të aplikohet çdo të diel, duke rrezikuar kështu shumën finale për fituesin.