Hetim pasuror për Osmanin/ Haliti: Verifikimi nuk ka lidhje me ambicien politike të…

Hetim pasuror për Osmanin/ Haliti: Verifikimi nuk ka lidhje me ambicien politike të…

Pikat kryesore

  • Njësia Antikorrupsion në Kosovë ka nisur hetimin e pasurisë së presidentes Vjosa Osmani.
  • Hetimi ka filluar pas evidentimit të dallimeve në deklarimet vjetore të pasurisë së kreut të shtetit, si dhe pas blerjes së një banese të shtrenjtë në Prishtinë.
  • Ky hetim nis vetëm pak ditë pasi ajo ushtroi presion për rizgjedhje dhe për rikthim në politikë.

Njësia Antikorrupsion në Kosovë ka nisur hetimin e pasurisë së presidentes Vjosa Osmani. Hetimi ka filluar pas evidentimit të dallimeve në deklarimet vjetore të pasurisë së kreut të shtetit, si dhe pas blerjes së një banese të shtrenjtë në Prishtinë. Ky hetim nis vetëm pak ditë pasi ajo ushtroi presion për rizgjedhje dhe për rikthim në politikë. Redaktorja e ATV-së, Albina Haliti, ka deklaruar se blerja e një shtëpie nga presidentja Vjosa Osmani në një lagje luksoze të Prishtinës nuk ka lidhje me ambiciet e saj politike, të cilat kanë qenë të njohura për partitë dhe mediat që nga viti i kaluar. Sipas Halitit, për rizgjedhje Osmanit i nevojiten mbi 80 vota, të cilat nuk mund t’i sigurojë pa mbështetjen e partive opozitare si PDK ose LDK. “Presidentja ka blerë një shtëpi në një lagje luksoze të Prishtinës. Verifikimi nuk ka lidhje me ambiciet politike të presidentes. Partitë politike dhe mediat i kanë ditur ambiciet e Osmanit që nga viti i kaluar, kur ajo i bëri të qarta dhe kërkoi mbështetje për një mandat të dytë. Ajo ka qenë shumë më e hapur dhe ka pritur që Vetëvendosje të kërkojë vota për një mandat tjetër, por kjo u bë e qartë nga Kurti, i cili tha se nuk mund të kërkonte një mandat me partitë e tjera për të. Osmani ka nisur përpjekjet e saj politike, por për t’u rizgjedhur i duhen mbi 80 vota, të cilat nuk mund t’i sigurojë e vetme pa mbështetjen e dy partive opozitare, si PDK ose LDK.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Përmbytjet në Kosovë/ Pacarizi: Të evakuuara 6 familje. Masa për furnizim me ujë të pijshëm Moti i keq devijoi dy fluturime/ Albcontrol në gatishmëri të plotë për shërbime të sigurta Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten dy fshatra/ Banori: Shtëpia dhe 100 kuintal misër, nën ujë

Lini një Përgjigje