Pikat kryesore
- Drejtori për Informim i Komunës së Malishevës, Artan Pacarizi, ka bërë të ditur se uji ka depërtuar në disa shtëpi, duke detyruar evakuimin e gjashtë familjeve.
- Ai tha se gjendja aktualisht është e rënduar, por nën kontroll, ndërsa niveli i ujit ka rënë dhe nuk ka rrezik për jetën e qytetarëve.
- Komuna e Malishevës ka gjendjen e emergjencës dhe ka ndërmarrë masa për furnizim me ujë të pijshëm.
Drejtori për Informim i Komunës së Malishevës, Artan Pacarizi, ka bërë të ditur se uji ka depërtuar në disa shtëpi, duke detyruar evakuimin e gjashtë familjeve. Ai tha se gjendja aktualisht është e rënduar, por nën kontroll, ndërsa niveli i ujit ka rënë dhe nuk ka rrezik për jetën e qytetarëve. Komuna e Malishevës ka gjendjen e emergjencës dhe ka ndërmarrë masa për furnizim me ujë të pijshëm. “Uji ka depërtuar në disa shtëpi, ku disa banorë janë evakuuar. Momentalisht, gjendja është e rënduar, por e qetë. Niveli i ujit ka rënë me disa centimetra, dhe situata është nën kontroll. Nuk janë rrezikuar jetët e qytetarëve, dhe kjo është një lajm i mirë. Janë gjithsej 6 familje të evakuuara. Komuna e Malisheves ka gjendjen e emergjencës dhe ne do të jemi vazhdimisht në terren. Janë marrë masa për furnizimin me ujë të pijshëm, pasi ai ka qenë i kufizuar.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Moti i keq devijoi dy fluturime/ Albcontrol në gatishmëri të plotë për shërbime të sigurta Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten dy fshatra/ Banori: Shtëpia dhe 100 kuintal misër, nën ujë Forca të shumta të sigurisë patrullojnë rrugët e kryeqytetit të Venezuelës