Nuk jam kundër investimit, varet si do të menaxhohet”, gazetari i NYT viziton Sazanin dhe…

Nuk jam kundër investimit, varet si do të menaxhohet”, gazetari i NYT viziton Sazanin dhe…

Pikat kryesore

  • Andrew Higgins mbulon çështje ndërkombëtare, kryesisht në Evropën Lindore, Rusi, Ukrainë, Ballkan dhe zhvillime politike rajonale.
  • Gjëja e mirë është se plazhet janë me rërë, jo me gurë, gjë që është gjithmonë më mirë, sipas mendimit tim.
  • Por është vizita ime e parë këtu në Vlorë, kështu që nuk e di sa shumë ka ndryshuar realisht.

Andrew Higgins i “The New York Times” viziton Vlorën, në fokus Zvërneci dhe potenciali turistik i zonës Vlorën e ka vizituar ditën e sotme Andrew Higgins, shef i zyrës për Evropën Lindore dhe Qendrore në “The New York Times”, i cili ndodhet në Shqipëri për të ndjekur nga afër zhvillimet e fundit dhe protestat që lidhen me projektin e parashikuar në zonën e Zvërnecit. Andrew Higgins mbulon çështje ndërkombëtare, kryesisht në Evropën Lindore, Rusi, Ukrainë, Ballkan dhe zhvillime politike rajonale. Në këtë vizitë, Higgins u shoqërua drejt Zvërnecit dhe Sazanit nga kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Jugut, zoti Vasil Bedinaj, i cili, duke përfituar nga rasti e njohu nga afër me potencialin turistik të Gjirit të Vlorës dhe të gjithë turizmit të jugut. Intervistuesi: Si ju duket Vlora si destinacion turistik? Gazetari i “New York Times ”: Është fantastike. Ka plazhe të shkëlqyera. Gjëja e mirë është se plazhet janë me rërë, jo me gurë, gjë që është gjithmonë më mirë, sipas mendimit tim. Por është vizita ime e parë këtu në Vlorë, kështu që nuk e di sa shumë ka ndryshuar realisht. Kam qenë në Shqipëri shumë vite më parë, tre dekada më parë. Intervistuesi : Dhe, çfarë mendoni për investimin që do të vijë në Zvërnec? Gazetari : Nuk është se kam ndonjë mendim të veçantë për investimin. Intervistuesi: A ishit në Zvërnec? Gazetari : Po, isha. E vizitova. Intervistuesi: Ju pëlqeu? Gazetari : Po, më pëlqeu. Por varet çfarë do të bëjnë me të. Është shumë i bukur. Varet se si do të menaxhohet investimi. Nuk jam kundër tij në parim, por nuk është puna ime të kundërshtoj investimet. Intervistuesi : Thjesht nga kurioziteti, si ka mundësi që një çështje kaq lokale, siç është investimi i Trump këtu në Shqipëri, befas bëhet lajm botëror? Gazetari : Kjo është një pyetje shumë e mirë. Dua të them, ka shumë… ka shumë akuza shumë të rënda në internet. Kështu që njerëzit i shohin ato dhe mendojnë… e dini, disa njerëz mendojnë se Zvërneci dhe Shqipëria janë në luftë civile, gjë që padyshim nuk është e vërtetë. Intervistuesi: A është politika amerikane që po ndikon këtu? Gazetari : Nuk mendoj se është politika amerikane. Mendoj se qytetarë amerikanë, që kanë interesa politike, po e shohin Shqipërinë si vend ku mund t’i shprehin ato interesa. Intervistuesi: Dhe çfarë mendoni për turizmin në Shqipëri? Gazetari : Unë kam qenë këtu 30 vite më parë dhe ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë që atëherë. Kryesisht për mirë. Kur kam qenë këtu për herë të parë, rrugët ishin të tmerrshme. Kam qenë në Veri, në Kukës atëherë, dhe rrugët ishin plot me banditë dhe shumë të rrezikshme. Ndërsa tani ka një rrugë shumë të mirë. Pra po, gjërat janë përmirësuar shumë. Intervistuesi: Dhe tani, qëllimi i vizitës suaj këtu është turizmi apo diçka tjetër? Gazetari : Jo, jo, nuk është turizëm. Jam këtu për të parë… isha në Tiranë për protestat dhe doja të shihja Zvërnecin dhe Sazanin. Intervistuesi: Pra, ju jeni një autor dhe gazetar shumë i njohur i “New York Times”. Si ka mundësi që ju kanë dërguar pikërisht këtu? Gazetari : Pse? Unë udhëtoj gjatë gjithë kohës. Unë mbuloj të gjithë rajonin, jam gjatë gjithë kohës në lëvizje. Javën e kaluar isha në Lituani, javën para saj isha në Estoni. Dhe javën tjetër do të shkoj në Serbi. Pra nuk është ndonjë gjë e veçantë realisht që vij në Shqipëri.

Lini një Përgjigje