PE miraton raportin për Shqipërinë/ Balla: Vlerësim i progresit solid të Shqipërisë drejt…

PE miraton raportin për Shqipërinë/ Balla: Vlerësim i progresit solid të Shqipërisë drejt…

Pikat kryesore

  • Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përshëndetur miratimin nga Parlamenti Europian të Rezolutës vjetore për Shqipërinë me 483 vota pro.
  • Përmes një reagimi publik, Balla e cilësoi vendimin si një vlerësim të madh për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian.
  • “Ky vendim i përfaqësuesve të drejtpërdrejtë të qytetarëve europianë është një vlerësim i madh i progresit solid të Shqipërisë sonë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shprehet Balla.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përshëndetur miratimin nga Parlamenti Europian të Rezolutës vjetore për Shqipërinë me 483 vota pro. Përmes një reagimi publik, Balla e cilësoi vendimin si një vlerësim të madh për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian. “Ky vendim i përfaqësuesve të drejtpërdrejtë të qytetarëve europianë është një vlerësim i madh i progresit solid të Shqipërisë sonë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shprehet Balla. Ai falënderoi të gjithë eurodeputetët që votuan në mbështetje të rezolutës, ndërsa një falënderim të veçantë ia kushtoi raporterit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve, si dhe Andrey Kovatchev për kontributin e tyre në mbështetje të perspektivës europiane të vendit. Balla e konsideroi këtë votim si një sinjal të fortë mbështetjeje për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe objektivin e anëtarësimit në BE deri në vitin 2030. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Shqipëria, më pranë BE”, raportuesi Schider: Anëtarësimi në 2030, objektiv i arritshëm. Ka nisur mbyllja e negociatave “Europa sot ka nevojë për guxim, për t’u ribashkuar”/ Rama nga Berilini: Shqipëria është gati! Gati të reformohet, të kontribuojë… “Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Ne duam që të bëhemi pjesë e BE-së përpara se të mbarojë kjo dekadë

Lini një Përgjigje