Pikat kryesore
- Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Garunjas të Lushnjës, ku ka humbur jetën 65-vjeçari Besnik Hasalla.
- Sipas informacioneve paraprake, ai ishte duke punuar në pronën e tij të mbjellë me ullinj, në një zonë kodrinore me terren të pjerrët, kur mjeti bujqësor me frezë i ka dalë nga kontrolli gjatë zbritjes.
- Për shkak të pjerrësisë së terrenit, mjeti është përmbysur dhe ka zënë poshtë drejtuesin, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Garunjas të Lushnjës, ku ka humbur jetën 65-vjeçari Besnik Hasalla. Sipas informacioneve paraprake, ai ishte duke punuar në pronën e tij të mbjellë me ullinj, në një zonë kodrinore me terren të pjerrët, kur mjeti bujqësor me frezë i ka dalë nga kontrolli gjatë zbritjes. Për shkak të pjerrësisë së terrenit, mjeti është përmbysur dhe ka zënë poshtë drejtuesin, i cili ka ndërruar jetë në vend. Në vendngjarje mbërritën ambulanca dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Burime hetimore bëjnë me dije se shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit si pasojë e terrenit të vështirë.