Helikopterë privatë e parashutistë mbi burgun e Reçit: Surprizë për ditëlindjen e Safet Bajrit

Një video e mbërritur ekskluzivisht në redaksinë e Welcome to Albania ka rikthyer në qendër të vëmendjes figurën e shumëpërfolur të Safet Bajrit, aktualisht i ndaluar në burgun e Reçit me urdhër të SPAK për akuzën e vrasjes së Fatbardh Licit në Shkodër.

Pamjet tregojnë një parashutist që zbret mbi burg me një baner surprizë për ditëlindjen e Bajrit. Në banderolë lexohej: “Edhe mali më i lartë nuk mund t’ia fshehë qiellin atij që ka lindur me sy shqiponje”. Videoja është shoqëruar edhe me këngën “Po i bjen era retë e zeza”, duke krijuar një skenë të pazakontë mbi qelitë e burgut.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, sidomos në një kohë kur Shkodra është sërish në qendër të debateve për përplasjet mes grupeve kriminale. Ky veprim i papritur shihet nga shumëkush si një demonstrim simbolik i mbështetjes ndaj Bajrit, duke e rikthyer sërish atë në fokusin e opinionit publik.

Lini një Përgjigje