Ajlin Petrela, ish-bashkëshortja e aktorit dhe kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, ka ndarë për herë të parë mendimet e saj mbi arsyejt e divorcit pas lindjes së dy vajzave. Ajo theksoi se vendimi për të përfunduar martesën erdhi si rezultat i një marrëveshjeje mes dy palëve, duke shprehur dëshirën që fëmijët të rriten në një ambient të qetë. “Ishte një vendim i përbashkët; është më mirë që vajzat të jetojnë të lumtura në dy shtëpi sesa të stresuara në një”, deklaroi ajo në një intervistë për “Zgjohu në MCN”.
Petrela theksoi se ajo dhe Isai mbajnë një marrëdhënie miqësore për të mirën e vajzave. Në të njëjtën intervistë, ajo zbuloi se është në një lidhje të re dashurie, duke treguar se partneri i saj i ri është njohur përmes rrjeteve sociale. Ajo theksoi se ai nuk është pjesë e industrisë së mediave dhe preferon të mbetet jashtë vëmendjes publike.