Atentat për gjakmarrje/ Grupi hetimor sekuestron kamerat! Viktima Kreshnik Mujeci…

Atentat për gjakmarrje/ Grupi hetimor sekuestron kamerat! Viktima Kreshnik Mujeci…

Pikat kryesore

  • Një atentat ka ndodhur mesditën e se dielës në Balldren të Lezhës ku mbetën të vdekur dy persona.
  • Kreshnik Mujeci, 39 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Mujeci 32 vjeçe, u vranë me breshëri plumbash teksa po lëviznin me automjetin e tyre tip Audi në rrugën Balldren–Torovice.
  • Sipas burimeve çifti i bashkëshortëve po udhëtonin drejt banesës së tyre e cila ndodhet 30 minuta nga vendi ngjarjes.

Një atentat ka ndodhur mesditën e se dielës në Balldren të Lezhës ku mbetën të vdekur dy persona. Kreshnik Mujeci, 39 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Mujeci 32 vjeçe, u vranë me breshëri plumbash teksa po lëviznin me automjetin e tyre tip Audi në rrugën Balldren–Torovice. Sipas burimeve çifti i bashkëshortëve po udhëtonin drejt banesës së tyre e cila ndodhet 30 minuta nga vendi ngjarjes. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Ndërsa janë ngritur pika kontrolli, në hyrje dhe dalje të rrugës që lidh Balldrenin me Malin e Jushit në Shkodër për lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Pas këqyrjes se vendngjarjes grupi hetimor ka dërguar në Policinë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme makinën e viktimave. Ndonëse motivi i ngjarjes është ende i paqarte 39-vjecari është një emër i njohur për drejtësinë. Në vitin 2017 ai u arrestua per vrasjen e Genc Mhillajt i cili u vra me breshëri plumbash në Mal të Jushit. Për ngjarjen e 10 viteve me pare të dyshuar kryesore për këtë ngjarje ishin Jozef, Kreshnik dhe Lin Mujeci, por Gjykata e Shkodrës për mungesë provash i të pafajshëm. Autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të mjetit që udhëtonin çifti i bashkëshortëve. Shënjestër e atentatit ka qenë 39-vjecari shofer ndaj të cilit është qëlluar me breshëri plumbash. Pasi kanë qëlluar, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë gjurmë. Pista kryesore e grupit hetimor është gjakmarrja por po hetohen dhe konflikte të tjera që mund të këtë patur viktima. Per AbcNews, nga vendngjarja Bleona Prengezaj. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Atentati në Lezhë, makina e përdorur në krim dyshohet se i përket personit që kishte hasmëri viktima Çiftit iu bë atentat në Lezhë, prindër të 4 fëmijëve/ Kreshnik Mujeci dhe gruaja e tij njiheshin edhe si organizatorë të festës së Shën Markut Atentati me dy viktima në Lezhë, “ABC News” në vendngjarje, gazetarja: Pritet të këqyren kamerat e sigurisë! Breshëritë e plumbave drejt vendit të shoferit

Lini një Përgjigje