Çiftit iu bë atentat në Lezhë, prindër të 4 fëmijëve/ Kreshnik Mujeci dhe gruaja e tij…

Çiftit iu bë atentat në Lezhë, prindër të 4 fëmijëve/ Kreshnik Mujeci dhe gruaja e tij…

Pikat kryesore

  • Një atentat ka ndodhur në Lezhë, ku kanë mbetur viktimë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentiana Mujeci 32 vjeç.
  • Sipas informacioneve paraprake, çifti po udhëtonte me automjetin e tyre tip “Audi Q7” në momentin kur është qëlluar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.
  • Burime për bëjnë me dije se Mujeci dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Genc Mhillaj, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2016 në fshatin Mali i Jushit, në Shkodër.

Një atentat ka ndodhur në Lezhë, ku kanë mbetur viktimë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentiana Mujeci 32 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, çifti po udhëtonte me automjetin e tyre tip “Audi Q7” në momentin kur është qëlluar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar. Burime për bëjnë me dije se Mujeci dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Genc Mhillaj, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2016 në fshatin Mali i Jushit, në Shkodër. Për këtë arsye, pista kryesore e hetimeve lidhet me gjakmarrjen. Automjeti i çiftit është gjetur i shoshë nga plumbat, ndërsa dyshohet se autorët kanë organizuar një pritë. Çifti kishte katër fëmijë, ndërsa Kreshnik Mujeci njihej në zonë si një person aktiv në jetën komunitare. Ai organizonte çdo vit festën e Shën Markut në fshatin Koljakaj, një aktivitet që synonte bashkimin e banorëve dhe promovimin e harmonisë ndërfetare. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Atentat për gjakmarrje/ Grupi hetimor sekuestron kamerat! Viktima Kreshnik Mujeci dyshohet se ka vrarë në 2016 Genc Mhillajn Atentati në Lezhë, makina e përdorur në krim dyshohet se i përket personit që kishte hasmëri viktima Atentati me dy viktima në Lezhë, “ABC News” në vendngjarje, gazetarja: Pritet të këqyren kamerat e sigurisë! Breshëritë e plumbave drejt vendit të shoferit

Lini një Përgjigje