Ish-bashkëshorti i Kristin Cabot reagon pas videos virale të tradhtisë

Ish-bashkëshorti i Kristin Cabot reagon pas videos virale të tradhtisë

Dy muaj pas publikimit të videos që bëri xhiron e rrjetit nga koncerti i Coldplay, ku Kristin Cabot u pa në një moment të afërt me Andy Byron, ish-bashkëshorti i saj, Andrew Cabot, ka thënë për herë të parë fjalën e tij. Në një deklaratë për revistën PEOPLE, përfaqësuesja e Andrew ka theksuar se çifti kishte vendosur të ndaheshin “në një mënyrë private dhe miqësore” disa javë përpara ngjarjes në fjalë. “Vendimi për divorc ishte marrë dhe procesi kishte filluar para asaj mbrëmjeje,” u shpreh ajo. Kristin dorëzoi kërkesën për divorc më 13 gusht në gjykatën e Portsmouth, New Hampshire. Andrew, trashëgimtar i markës “Privateer Rum”, ka shprehur dëshirën për të rikthyer privatësinë e familjes së tij. Ndërkohë, ish-bashkëshortja e tij, Julia, nuk nguroi të komentonte, duke e quajtur Andrew “idiot” për situatën e krijuar. Pavarësisht zhurmës mediatike, Andrew ka theksuar se nuk do të japë më reagime publike mbi këtë çështje.

Lini një Përgjigje