Ajlin Petrela, ish-bashkëshortja e aktorit të humorit Erion Isai, ka folur hapur për divorcin e saj gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit në MCN. Ajo, nënë e dy vajzave, Ajër dhe E’dua, ka shpjeguar se vendimi për ndarjen ishte i përbashkët dhe se prioriteti i tyre mbetet mirëqenia e fëmijëve. Petrela theksoi se marrëdhënia me Isain është e qetë dhe me respekt, e fokusuar në nevojat e vajzave.
Në vazhdim, ajo zbuloi se aktualisht është në një lidhje dashurie, e cila ka filluar përmes rrjeteve sociale. Megjithatë, ajo ka vendosur ta mbajë identitetin e partnerit të ri të fshehtë për të ruajtur privatësinë e tyre. "Sapo kemi kthyer nga një udhëtim. Partneri im nuk ka lidhje me botën e medias, ndaj mundohemi ta mbajmë jetën tonë personale larg vëmendjes së mediave," shpjegoi ajo.
Petrela tregoi se lidhja e tyre ka nisur rreth 9 muaj më parë dhe se ka qenë një sfidë për të nisur një kapitull të ri si nënë, por tani ata kanë arritur të organizojnë jetën e tyre personale me sukses. "Marrëdhënia jonë është e qetë dhe e respektueshme, gjithmonë për hir të vajzave. Mendoj se nuk do të flas kurrë më shumë për këtë, pasi ai është babai i fëmijëve të mi dhe më intereson vetëm rritja e tyre," shtoi ajo.
Ajo shprehu se vendimi për të jetuar në dy shtëpi është më i mirë për vajzat, duke theksuar se është e rëndësishme që ato të rriten në një ambient të lumtur dhe pa stres. "Nuk doja kurrë që vajzat të përjetonin trauma për shkak të skenave të mundshme në shtëpi. Kështu që, është më mirë që ato të kenë dy shtëpi të lumtura," përfundoi Petrela.