Pikat kryesore
- Grupi i zjarrit u rikthye në rrugët e kryeqytetit pas më shumë se 20 ditëve, sërish nën udhëheqjen e PD, duke sulmuar forcat e policisë dhe duke kthyer rrugët e Tiranës në vendin perfekt për të hedhur bomba molotovi.
- Por edhe pse skenari i tyre nuk ndryshon, policia këtë herë përdori një taktikë tjetër për parandalimin e akteve të përsëritura të dhunës.
- Pasi grupi i molotovit, i përbërë në shumicën e tyre nga të mitur, nisi me sulmin, menjëherë efektivët e policisë arritën t’i arrestonin.
Grupi i zjarrit u rikthye në rrugët e kryeqytetit pas më shumë se 20 ditëve, sërish nën udhëheqjen e PD, duke sulmuar forcat e policisë dhe duke kthyer rrugët e Tiranës në vendin perfekt për të hedhur bomba molotovi. Por edhe pse skenari i tyre nuk ndryshon, policia këtë herë përdori një taktikë tjetër për parandalimin e akteve të përsëritura të dhunës. Pasi grupi i molotovit, i përbërë në shumicën e tyre nga të mitur, nisi me sulmin, menjëherë efektivët e policisë arritën t’i arrestonin. Në protestën e kësaj të premteje u shoqëruan 22 protestues, disa pas akteve të dhunës, të tjerë pa mundur të vepronin, por me çantat plot me molotovë. Edhe në këtë protestë pati të lënduar; në spitalin e Traumës u paraqit një efektiv policie, të cilit i shpërtheu një kapsollë në trup. Ndërkohë, në spital u paraqitën edhe 3 protestues, përfshirë deputetin Luçiano Boçi dhe ish-kandidatin Aulon Kalaja. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Bashkëpunimi policor Shqipëri-Itali/ Kryepolici Hita: Model suksesi në rajon, Ballkan dhe më gjerë Policia e Shtetit në fazë të re transformimi, Skënder Hita: Siguria prioritet për qytetarët dhe turistët Hita firmos ndryshime në Polici/ Ikën shefi i Krimit Ekonomik dhe shefi i komisariatit të Rrugores