Berisha, kryengritja e kthyer në ‘meme’ nga lotët dhe rrënimi i PD

Berisha, kryengritja e kthyer në ‘meme’ nga lotët dhe rrënimi i PD

Pikat kryesore

  • Partia Demokratike dhe opozita në tërësi po rrëshqet nga dita në ditë drejt humnerës, pa mundur për asnjë moment që të ngrihet në nivelin e një pakice serioze, si në çdo vend të botës!
  • Pra, PD dhe opozita kanë ‘rrafshuar’ në masën 100 përqind të humbjeve në përballjet elektorale të të gjitha llojeve me kundërshtarin politik PS dhe Edi Ramën, që nga viti 2013!
  • Një nga rastet më të paprecedenta në Shqipërinë post-komuniste, çka tregon se PD dhe opozita kanë humbur të gjitha shanset reale për të qënë një faktor alternativ, përballë mazhorancës aktuale!

Partia Demokratike dhe opozita në tërësi po rrëshqet nga dita në ditë drejt humnerës, pa mundur për asnjë moment që të ngrihet në nivelin e një pakice serioze, si në çdo vend të botës! Nën udhëheqjen e Sali Berishës, 82 vjeçarit të rikthyer nga pensionimi politik në krye të PD për hallet e tij personale, opozita shqiptare po tenton që përmes aplikimit të një strategjie të njejtë, të marrë një rezultat të ndryshëm nga rezultatet që i kanë garantuar humbjen e 4 palë zgjedhjeve parlamentare rresht përballë socialistëve, shtuar në llogari këtu dhe zgjedhjet vendore! Pra, PD dhe opozita kanë ‘rrafshuar’ në masën 100 përqind të humbjeve në përballjet elektorale të të gjitha llojeve me kundërshtarin politik PS dhe Edi Ramën, që nga viti 2013! Një nga rastet më të paprecedenta në Shqipërinë post-komuniste, çka tregon se PD dhe opozita kanë humbur të gjitha shanset reale për të qënë një faktor alternativ, përballë mazhorancës aktuale! Nuk po përmendim ‘revolucionet’ e paralajmëruara në këto 13 vite në çdo vjeshtë për rrëzimin e Edi Ramës! As premtimet e Berishës para ithtarëve të tij për të ‘shporrur qeverinë e Edi Ramës dhe narkoshtetin e Edi Ramës’! Tashmë janë kthyer në barcaletë këto kërcënime, saqë, jo vetëm Berisha nuk i ka besuar që në krye të herës kur i ka artikuluar, por edhe demokratët e thjeshtë tashmë janë të ‘mbingopur’ me këto premtime, teksa e kanë ndarë mendjen për të qëndruar larg thirrjeve të liderit demokrat e të mbështetësve të tij të afërt, për të dalë në protestat kombëtare! Nuk po sjellim në kujtesë as këto foltoret e famshme çdo të hënë të Berishës dhe PD, të cilat janë katandisur në atë farë feje, sa më të shumtë në numër janë ato ‘bustet’ e Ramës e qeveritarëve që vendosen nga kupola e PD në podium për të sulmuar qeverinë e socialistëve, se sa mbështetës opozitarë, të cilët as që e dëgjojnë se çfarë thotë! Dhe ata ndjehen në turp për këtë numër të paktë pjesëmarrësish nëpër foltore, të cilët mezi arrijnë tek 20 vetët! Çka tregon se Tirana nuk ofron fare pjesëmarrje në këto protestat kombëtare që thërret Berisha. Me një fjalë, zero mbështetje!

Lini një Përgjigje