Pikat kryesore
- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr.
- Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr.
- 289, datë 20.04.2026 bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë: Në ngarkim të personit nën hetim M.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, po kryen hetime paraprake për veprat penale: “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuaranga nenet 110, 170/b, 244, 259, 258, 287, 28/4, 333/a dhe334 të Kodit Penal. Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr. 289, datë 20.04.2026 bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë: Në ngarkim të personit nën hetim M. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë; – Autoveturë Volkswagen, modeli Tiguan; – Disa Llogari bankare në OTP Bank Në ngarkim të personit nën hetim E.A: – Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në QehaShytaj, Petrelë, Tiranë; – Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë; – Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë; – Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë; – Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2; – Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²; – Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²; – Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë; – Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²; – Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, me vendndodhje nëzonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës; – Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2; – Pasuria e llojit apartament, Durrës; – Pasuria e llojit garazh, Tiranë; – Pasuria e llojit apartament, Tiranë; – Pasuria e llojit apartament, Tiranë; – Pasuria e llojit apartament, Tiranë; – Pasuria me nr.6/756, truall; – Pasuria e llojit, apartament; – Pasuria e llojit apartament; – Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë; – Automjet Land Rover Defender 2023; – Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT; Në ngarkim të personit nën hetim E.B: – Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë; – Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë; – Ndërtesa dhe truall nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë – Apartament në Golem, Kavajë; – Mjet lundrues Yacht “Skyfall”; – Subjekti “S.S” sh.p.k.; – Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”; – Automjete dhe motomjete sipas regjistrave; – Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve; Në ngarkim të personit nën hetim G.H: – Sekuestrim i shumës 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k.; Në ngarkim të personit nën hetim A.P: – Sekuestrim i shumës 410,595,663 ALL në subjektin “F” sh.p.k.; – Sekuestrim i shumës 94,423,883 ALL në subjektin “F.F”; Në ngarkim të personit nën hetim E.J: – Sekuestrim i shumës 100,840,264 ALL në subjektin “A”; Në përfundim të operacionit për sekuestrimin e pasurive tëmësipërme është konkluduar se vlera e përfafërt e tyreështë mbi 40 (dyzet) milion euro. Prokuroria e Posaçme falenderon Byronë Kombëtare tëHetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Administrimittë Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara përbashkëpunimin në sekuestrimet e kryera. Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive.