Hajdari: Komuna e Drenasit, e mbështjellë me shirita të krimit, thirrje për…

Hajdari: Komuna e Drenasit, e mbështjellë me shirita të krimit, thirrje për…

Pikat kryesore

Sot, kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK, Petrit Hajdari, së bashku me kandidatët për asamble dhe rininë e qytetit, ndërmorën një aksion simbolik duke mbështjellë ndërtesën e Komunës me shirita të verdhë të krimit. Ky veprim, siç u theksua nga Hajdari, është një shenjë e qartë se Komuna është shndërruar në “vendngjarje” të abuzimeve dhe korrupsionit. “Ky shiritëzim nuk është kundër Komunës si institucion, por kundër atyre që e kanë përdorur atë për pazare dhe interesa personale. Nëse kryetari në ikje e ka kthyer komunën në vend të krimit, atëherë qytetarët sot e kanë shënuar si të tillë,” u shpreh Hajdari. Ai theksoi se të rinjtë e Drenasit, të zhgënjyer dhe të lënë pa perspektivë, sot dhanë një mesazh të qartë: koha e pazareve ka mbaruar. “Komuna nuk është më qendër shërbimesh, por skenë abuzimi. Qytetarët e kanë kthyer këtë ndërtesë në provë të gjallë të krimit që ka ndodhur brenda saj,” shtoi ai. Petrit Hajdari i bëri thirrje institucioneve të drejtësisë dhe prokurorisë që të mos heshtin më, duke paralajmëruar se çdo ditë vonese është padrejtësi për qytetarët e Drenasit. Është dëshmi e gjallë e pazareve me pasurinë e qytetarëve dhe e përmasave të krimit të organizuar brenda Komunës së Drenasit,” theksoi kandidati i PDK-së për kryetar. VERA vazhdon edhe në SHTATOR dhe TETOR me fluturime DIREKTE për ANTALYA! VERA 2025 është VERA FIBULA! Asteria Collection CIMA GRAND COMPLEX është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë cilësi, siguri dhe rehati.

Lini një Përgjigje