Profili i SHBA rritet me figura të tilla”, Bimo: pse puna e gjeneralit Wendt…

Profili i SHBA rritet me figura të tilla”, Bimo: pse puna e gjeneralit Wendt…

Pikat kryesore

  • Ish-diplomati Roland Bimo komentoi kandidaturën e Wendt si ambasador i SHBA në vendin tonë.
  • Bimo tha se qasja retorika e Donald Trump ndaj liderëve europianë krijojnë sfida në koordinimin e politikave dhe prioriteteve strategjike.
  • Bimo thekson se, në këto kushte, detyra e ambasadorit mbetet e vështirë në përshtatjen e strategjisë së sigurisë kombëtare të SHBA me realitetin rajonal dhe perceptimet mbi të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Ish-diplomati Roland Bimo komentoi kandidaturën e Wendt si ambasador i SHBA në vendin tonë. Bimo tha se qasja retorika e Donald Trump ndaj liderëve europianë krijojnë sfida në koordinimin e politikave dhe prioriteteve strategjike. Bimo thekson se, në këto kushte, detyra e ambasadorit mbetet e vështirë në përshtatjen e strategjisë së sigurisë kombëtare të SHBA me realitetin rajonal dhe perceptimet mbi të ardhmen e Shqipërisë në BE. “Ajo që ka penguar konfirmimin nga Senati është gjendja brenda SHBA. Sot që flasim situata në Senat deri në nëntor është në kontrollin e republikanëve, puna e tij do të jetë goxha e vështirë. Trump edhe kostumi i Jezus Krishtit i rri i ngushtë, Papën e trajton punonjësin e vet, ka një deklaratë në janar që thotë se mendja dhe morali i tij është gjykatësi. Në këto kushte puna e tij është e vështirë sidomos kur do të duhet të zbërthejë strategjinë e sigurisë kombëtare të SHBA me gjendjen në vendin tonë, t’u thotë shqiptarëve që BE nuk është e ardhmja juaj. Ka të bëjë me një president që përbuzjen për liderët e Europës nuk ka tentuar as ta fshehë. SHBA historikisht, profili rritet kur ka figura të tilla, kur ka emërtime politike, por nuk e di a do të përkthehet në figurë.” / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Negociatat në Pakistan, të dobishme për Teheranin”, Krisafi: Irani nuk ka arsye të godasë anijet amerikane VIDEO/ Pallati tek “Farmacia 10” u përfshi nga flakët, pamjet si nisi zjarri që më pas shkrumboi ndërtesën “SHBA dhe Iranit u nevojitet armëpushimi”, Shala: Trump nuk mund ta rrëzojë regjimin

Lini një Përgjigje