Pikat kryesore
- Vihen në kontroll flakët në pallatin që u përfshi nga zjarri në zonën e njohur si “Farmacia 10” në kryeqytet.
- Zjarr masiv shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe panik tek banorët e kompleksit.
- Të gjithë banorët u larguan nga ndërtesa me ndihmën e shërbimeve emergjente, ndërsa në terren ndodhej edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari për të ndjekur nga afër situatën.
Vihen në kontroll flakët në pallatin që u përfshi nga zjarri në zonën e njohur si “Farmacia 10” në kryeqytet. Ndërkaq, 11 të lënduar janë dërguar në QSUT. Zjarr masiv shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe panik tek banorët e kompleksit. Në vendngjarje u angazhuan 8 mjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe rreth 50 persona te angazhuar, ndërsa operacionit iu bashkuan edhe forcat e policisë, RENEA-s dhe ushtria për evakuimin e banorëve dhe vënien nën kontroll të flakëve. Të gjithë banorët u larguan nga ndërtesa me ndihmën e shërbimeve emergjente, ndërsa në terren ndodhej edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari për të ndjekur nga afër situatën. E gjithë fasada e pallatit është shkrumbuar plotësisht. Ky nuk është rasti i parë, pasi i njëjti pallat është përfshirë nga flakët edhe në vitin 2021, kur dyshohej se zjarri kishte nisur në pjesën e jashtme të godinës./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! VIDEO/ Pallati tek “Farmacia 10” u përfshi nga flakët, pamjet si nisi zjarri që më pas shkrumboi ndërtesën Tiranë, zjarr në pallat/ Tre banorë dhe tre zjarrfikës në urgjencën e QSUT me shenja asfiksie VIDEO/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore