Zv.ministri i Ekonomisë për “Money Report”: Diaspora, rol kyç në ekonominë shqiptare dhe…

Zv.ministri i Ekonomisë për “Money Report”: Diaspora, rol kyç në ekonominë shqiptare dhe…

Pikat kryesore

  • Sipas tij, roli i diasporës ka qenë thelbësor gjatë gjithë periudhës së tranzicionit, fillimisht përmes remitancave, të cilat kanë ndihmuar në zbutjen e efekteve sociale dhe ekonomike.
  • Ai e cilësoi këtë kontribut si të jashtëzakonshëm për zhvillimin e vendit.
  • Musabelliu nënvizoi se aktualisht diaspora po merr një rol gjithnjë e më aktiv edhe në investime, duke u bërë pjesë e drejtpërdrejtë e ekonomisë shqiptare.

TIRANË- Zëvendësministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu, për emisionin “Money Report” , u shpreh se Diaspora përbën një pjesë të pandarë të ekonomisë dhe jetës shoqërore në Shqipëri, duke theksuar edhe rëndësinë e saj në proceset demokratike përmes të drejtës së votës. Sipas tij, roli i diasporës ka qenë thelbësor gjatë gjithë periudhës së tranzicionit, fillimisht përmes remitancave, të cilat kanë ndihmuar në zbutjen e efekteve sociale dhe ekonomike. Ai e cilësoi këtë kontribut si të jashtëzakonshëm për zhvillimin e vendit. Musabelliu nënvizoi se aktualisht diaspora po merr një rol gjithnjë e më aktiv edhe në investime, duke u bërë pjesë e drejtpërdrejtë e ekonomisë shqiptare. Ai shtoi se në të ardhmen pritet që ky rol të forcohet edhe më tej, duke rritur praninë e saj në sektorë të ndryshëm. Sipas zëvendësministrit, investimet kryesore, si nga diaspora ashtu edhe nga aktorë të tjerë, janë përqendruar kryesisht në sektorin e turizmit, i cili po shfaqet si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit. “Diaspora është një pjesën e pandarë e ekonomisë dhe jetës shoqërore në Shqipëria dhe tashmë edhe të drejtën e votës. Është një event sa simbolik, aq dhe praktik. Kontributi i Diasporës për zhvillimin ekonomik është shumë i lartë, madje do thosha i jashtëzakonshëm, sepse për gjithë historinë e tranzicionit të Shqipërisë, diaspore ka lozur një rol kyç, fillimisht me dërgesën e remitancave, që kanë bërë një amortizim të shumë efekteve sociale të tranzicionit. Tani kemi një pjesë që merr pjesë në ekonomi edhe si investitori, në të ardhmen, roli i saj të jetë më i fortë, më i pranishëm. Investimet kryesore qoftë nga Diaspora, dhe jo vetëm, janë targetuar kryesisht në sektorin e turizmin.”, tha ai./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Lini një Përgjigje