Diaspora, “doktor ia fute kot”/ “Autogoli” i Berishës, baristi nga Gjermania: Ti ishte…

Diaspora, “doktor ia fute kot”/ “Autogoli” i Berishës, baristi nga Gjermania: Ti ishte…

Pikat kryesore

  • Në ditën kur shqiptarët nga gjithë bota u mblodhën në Tiranë në Samitin e IV, doktori e sulmoi këtë moment festiv, duke e kthyer si gjithmonë, në një sebep politik.
  • “Në takimin me shqiptarët e diasporës, mori fjalën Edi Rama, armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës.
  • Ai është armik i egër i interesit kombëtar, i vokacionit perëndimor dhe vetë ekzistencës së shqiptarëve si komb”, tha Berisha.

Në ditën kur shqiptarët nga gjithë bota u mblodhën në Tiranë në Samitin e IV, doktori e sulmoi këtë moment festiv, duke e kthyer si gjithmonë, në një sebep politik. “Në takimin me shqiptarët e diasporës, mori fjalën Edi Rama, armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës. Ai është armik i egër i interesit kombëtar, i vokacionit perëndimor dhe vetë ekzistencës së shqiptarëve si komb”, tha Berisha. Dhe për të çuar deri në fund sulmin e tij, doktori publikoi postimin e një baristi shqiptar në Gjermani, i cili kritikonte komentet e kryeministrit për korrupsionin. Diaspora është sa patriotike, por dhe aq kritike. Megjithatë baristi shqiptar me 4 milion ndjekës në “Facebook”, ndonëse kritik i Ramës, Berishën nuk e la mangut, por i dha një shuplakë jo me 4, por me 5 yje. Ju i detyruat njerëz si unë të mos e shohin më të ardhmen në vendin e tyre dhe të largohen”, shkruan Dritan Alsela. Një provë kjo, se shqiptarët vërtet mund të mendojnë ndryshe për Edi Ramën, por për Shqipërinë, nuk përçahen më për hir të Sali Berishës. Ndaj dhe në zgjedhjet e 11 majit, diaspora, i dha doktorit një humbje edhe më të thellë se sa shqiptarët brenda vendit./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot?/ Sondazhi: “Punët e Shqipërisë” rrit PS, PD për herë të parë nën 22% Humbja e Orban ringjall sherrin në PD/ Berisha e Salianji “ngecin” te Hungaria, Rama bën “punët e Shqipërisë” “Integrimi nuk është penguar, s’ka asnjë shqetësim në Bruksel”/ Negociatat, Nura: Jemi në një stad të jashtëzakonshëm

Lini një Përgjigje