Gjesti ka biseduar me Valbonën për raportin e tij me Eglin, duke shprehur zhgënjimin e tij. Ai theksoi se nuk i ka shkuar nga mbrapa, por tani ndihet i tradhtuar nga ajo.
“Unë kam rrezikuar veten për të, kur të gjithë iu kthyen kundër. E kam paralajmëruar që nuk dua ta lëndoj. Janë videot që ia kam thënë se e dija si do vijonin gjërat. I kam thënë do të të gjuajnë të gjithë, dhe tani që po ndodh, më kthehet mua kundër.”
Gjesti u shpreh se e ka ndihmuar Eglin të dalë në pah dhe të jetë protagoniste në lojë, por tani nuk është i sigurt për qëllimet e saj.
“Nuk e di për çfarë mu afrua, por te sytë e saj e pashë që mund të kisha besim dhe të kaloja mirë.”
Ndërkohë, Valbona e analizoi situatën dhe i tha se gjithçka nisi si një “ortakëri në lojë.”
Gjesti u pajtua me këtë vlerësim, duke pranuar se marrëdhënia e tyre kishte edhe një dimension strategjik.