Nga dreka, te plumbat që u morën jetën! Detaje nga ekzekutimi i çiftit në Lezhë: Mujeci,…

Nga dreka, te plumbat që u morën jetën! Detaje nga ekzekutimi i çiftit në Lezhë: Mujeci,…

Pikat kryesore

  • Shtetasi Kreshnik Mujeci, 39 vjeç, banues në Torovicë, dhe bashkëshortja e tij, Gentiana Mujeci, 32 vjeçe, gjithashtu banuese në Torovicë, janë viktimat e atentatit të sotëm në rrugën Balldren-Torrovicë, në Lezhë.
  • Gazetari Igli Çelmeta, solli detajet e atentatit nga vendngjarja: “39-vjeçari dhe bashkëshortja e tij po lëviznin me një automjet tip Audi Q7.
  • Automjeti është bërë shoshë nga plumbat, ku nga verifikimet paraprake, sipas grupit hetimor, është qëlluar mbi 30 plumba në drejtim të makinës ku udhëtonin burrë e grua.

Shtetasi Kreshnik Mujeci, 39 vjeç, banues në Torovicë, dhe bashkëshortja e tij, Gentiana Mujeci, 32 vjeçe, gjithashtu banuese në Torovicë, janë viktimat e atentatit të sotëm në rrugën Balldren-Torrovicë, në Lezhë. Gazetari Igli Çelmeta, solli detajet e atentatit nga vendngjarja: “39-vjeçari dhe bashkëshortja e tij po lëviznin me një automjet tip Audi Q7. Automjeti është bërë shoshë nga plumbat, ku nga verifikimet paraprake, sipas grupit hetimor, është qëlluar mbi 30 plumba në drejtim të makinës ku udhëtonin burrë e grua. Sipas verifikimeve dhe hetimeve paraprake nga grupi hetimor, dyshohet se autorët kanë lëvizur me dy mjete, pasi kanë vëzhguar dhe monitoruar pothuajse të gjitha lëvizjet e viktimës ditën e sotme”. Sipas gazetarit, “ende policia nuk ka prova për automjetin që kanë përdorur autorët, edhe pse në vendin e ngjarjes ka kamera sigurie të cilat mund të ndihmojnë grupin hetimor për identifikimin e dy automjeteve të përdorura nga autorët e kësaj ngjarje të rëndë”. Në lidhje me viktimën, gazetari Çelmeta theksoi: “Kreshnik Mujeci është një personazh jo i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi rezulton me preçedent të mëparshëm penal”.

Lini një Përgjigje