Kosova nuk gjen qetësi: Dy të vrarë me armë, pronari ekzekuton punëtoren dhe më pas veten

Kosova vijon të tronditet nga ngjarjet e rënda kriminale. Vetëm disa orë pas vrasjes së një 19-vjeçari mbrëmjen e djeshme, një tjetër tragjedi ka ndodhur në Vushtrri, ku dy persona kanë humbur jetën.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, ngjarja ka ndodhur në fshatin Stanoc, ku pronari i furrës së bukës “Diellza”, Arsim Morina, ka qëlluar për vdekje punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Policia e Kosovës ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e plota të rastit. Në zonë është parë edhe një autoambulancë që ka ndërhyrë për të dhënë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, kujtojmë se një tjetër krim ndodhi mbrëmjen e 23 marsit, rreth orës 20:35, në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri. Viktima, Ardit Zymeri, 19 vjeç, u qëllua për vdekje nga moshatari i tij, Bleon Dibrani. Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan tre gëzhoja arme zjarri si prova materiale.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e këtyre ngjarjeve të rënda që kanë tronditur Kosovën.

Lini një Përgjigje