Bordi i Transparencës cakton çmime të reja, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja, rritet nafta dhe benzina

Pikat kryesore

  • Bordi i Transparencës ka caktuar çmime të reja për tregtimin e karburanteve.
  • Në vendimin e ri të Bordit, nafta dhe benzina janë shtrenjtuar në krahasim me një ditë më parë.
  • Konkretisht nafta do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër.

Bordi i Transparencës ka caktuar çmime të reja për tregtimin e karburanteve. Në vendimin e ri të Bordit, nafta dhe benzina janë shtrenjtuar në krahasim me një ditë më parë. Konkretisht nafta do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër. Kurse benzina do tregtohet me pakicë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa çmimi i shumicës do jetë jo më shumë se 173 lekë/litër. Bordi i Transparencës në datë 30 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër. ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër. 🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 30 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. ⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. 🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. 🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg. SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Guyana, shteti që po fiton nga lufta/ Të ardhurat nga shitja e naftës janë dyfishuar, arrijnë në 623 milionë dollarë në javë BE: Nuk mungon nafta për avionë/ Thirrje turistëve: Vazhdoni me planet për pushime e udhëtime Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

Lini një Përgjigje