Sekretari i përgjithshëm i PD Flamur Noka deklaroi sot se dera e selisë blu nuk do të jetë e hapur për “Gysin”, duke paralajmëruar mospranimin e kandidaturës së Ervin Salianjit, i cili është akuzuar nga Berisha për Agasin. “ Dyert e PD janë të hapura. Për Gysin s’do jetë kurrë kjo derë e hapur. Kur të caktohet gara për administratorin e Gysit le të aplikojnë të gjithë, për PD duhet të jesh pikësëpari demokrat, jo t’i shërbesh Ramës, duhet të jesh njeri që u shërben demokratëve ”, tha Noka në një prononcim për mediat.
Salianji kërkon të garojë për kreun e PD, Noka: Dera s’do jetë kurrë e hapur për “Gysin”