Pikat kryesore
- I ftuar ne nje studio televizive ka qenë finalisti i këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP”, Armir Shahini ose ndryshe Miri i West Side Family.
- Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën, rrugëtimin dhe dinamikat e lojës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
- Ka pasur raste që Miri ka gënjyer ndonjëherë gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother?
I ftuar ne nje studio televizive ka qenë finalisti i këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP”, Armir Shahini ose ndryshe Miri i West Side Family. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën, rrugëtimin dhe dinamikat e lojës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. A ka qenë një rrugëtim jo i lehtë ky për Mirin? Të them të drejtën po, nuk ka qenë e lehtë sepse ky Big Brother për mua ka qenë një eksperiencë komplet ndryshe sepse mund ta mendoja si ishte por si e jetova ishte komplet diçka tjetër dhe jam i kënaqur në fakt me atë që kam jetuar aty. Eksperienca ishte shumë e fortë, shumë. Ka pasur raste që Miri ka gënjyer ndonjëherë gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother? Jo, aty brenda jo asnjëherë. Jam përpjekur që të jem i vërteti sepse faktikisht unë edhe në jetën reale ashtu jam. Jam njeri i vërtetë, natyrshëm batuta kur vjen. Nominimi i çifteve po ashtu ishte një pikë kyçe lëvizëse për dinamikat dhe strategjinë në lojën e Mirit. Në lidhje me këtë ai u shpreh se: Ishte një avantazh që mua më erdhi si nga zgjedhja e publikut si lider, një moment shumë i fortë në shtëpi sepse ne banorët atë presim reagimin e publikut. Kur më erdhi avantazhi për nominimin unë e kisha direkt në mendje atë gjë dhe nuk u mendova fare sepse një lojtar i fortë ashtu duhet të veprojë. Nxora në nominim lojtar që doja t’i nxirrja jashtë normalisht dhe ndodhi ajo që ndodhi.