Pikat kryesore
- Poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti ka bërë një kërkesë të pazakontë nga Ferma VIP, duke i drejtuar një thirrje direkte kryeministrit Edi Rama.
- “Lësho pak satelitin t’i kapin”, u shpreh ajo gjatë bisedës me konkurrentët.
- Ahmeti vijoi me tone ironike duke kërkuar edhe ndihmën e platformës e-Albania për të pajisur lepujt me certifikata identiteti.
Poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti ka bërë një kërkesë të pazakontë nga Ferma VIP, duke i drejtuar një thirrje direkte kryeministrit Edi Rama. E vendosur nën presion për të fituar sfidën e mbledhjes së lepujve në fermë, Ahmeti kërkoi me humor ndihmën e Ramës përmes satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”, duke sugjeruar që ata të përdoren për lokalizimin e kafshëve. “Lësho pak satelitin t’i kapin”, u shpreh ajo gjatë bisedës me konkurrentët. Por kërkesa nuk u ndal me kaq. Ahmeti vijoi me tone ironike duke kërkuar edhe ndihmën e platformës e-Albania për të pajisur lepujt me certifikata identiteti. Moza : Kryeministër, a punon sateliti me i gjet pak lepujt e mi? Se vdiqa, nuk po marr plus tek Sara, jam minus. Lësho pak satelitin t’i kapin, zonën kuadratoje, fap. Sara : Kap vetëm një lëpur vetë, vetëm një. Moza : I them Edit unë, tani m’i gjen Edi në vend. Gjeji o vëlla gjeji, ti çfarë nuk gjen. Te këto tokat e nxanuna kapi, izoloi aty se jam me minus. Sara : Kapi lepujt Moza, mos i lësho. Moza : Me ça ti kap. Po me e-Albania i gjej unë këto identitetet e këtyre? Me e-Albania do shoh unë. Dua shtatë certifikata lepujsh me e-albania, ju lutem punon sistemi? Punoka! O sa mirë, se një ditë kur erdha nuk punonte. Shtatë certifikata lepujsh dua unë, t’i gjej identiteti se po kërkoj me identitet të panjohur.