Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

Pikat kryesore

  • ASD është një ent publik, funksioni bazë i të cilës është të arkëtojë një pagesë sigurimi nga bankat dhe shoqëritë e kursimit dhe të garantojë shlyerjen e depozitave në rast se ndonjë nga bankat falimenton.
  • Sipas ligjit, depozitat garantohen dhe shlyhen të plota nëse janë më të ulëta se sa 2.5 milionë lekë dhe garantohen e shlyhen në një përqindje më të ulët nëse janë mbi 2.5 milionë lekë.

Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur, ndërsa ata të zakonshmit njohën një rritje të papërfillshme të kursimeve të mbajtura në sistemin bankar, bëhet e ditur nga të dhënat e raportuara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë. ASD është një ent publik, funksioni bazë i të cilës është të arkëtojë një pagesë sigurimi nga bankat dhe shoqëritë e kursimit dhe të garantojë shlyerjen e depozitave në rast se ndonjë nga bankat falimenton. Sipas ligjit, depozitat garantohen dhe shlyhen të plota nëse janë më të ulëta se sa 2.5 milionë lekë dhe garantohen e shlyhen në një përqindje më të ulët nëse janë mbi 2.5 milionë lekë. Incidentalisht, ky klasifikim ligjor krijon të dhëna që flasin edhe për pabarazinë në kursime të popullsisë, pasi ASD raporton numrin e depozitave dhe sasinë e fondeve të mbajtura në to poshtë limitit 2.5 milionë lekë dhe mbi këtë limit.

Lini një Përgjigje