Komisariat i ri në Krujë/ Ministri Lamallari dhe Drejtori i Policisë Hita kërkojnë më…

Komisariat i ri në Krujë/ Ministri Lamallari dhe Drejtori i Policisë Hita kërkojnë më…

Pikat kryesore

  • Me një hap që shënon forcimin e infrastrukturës së rendit dhe afrimin e shërbimit policor me qytetarët, në Krujë është inaguruar komisariati i ri i Policisë së Shtetit.
  • Ai përfshin hapësira të posaçme për trajtimin e rasteve sensitive, ambiente për të miturit, avokatet, salla për marrjen në pyetje dhe ambiente sherbimi mjekesor.

Me një hap që shënon forcimin e infrastrukturës së rendit dhe afrimin e shërbimit policor me qytetarët, në Krujë është inaguruar komisariati i ri i Policisë së Shtetit. Ministri Lamallari e quajti kete investim shume te rendesishem dhe u beri thirrje efektiveve te rrisin cilesine e sherbimeve ndaj qyetareve Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit theksoi se çdo investim në infrastrukturë duhet të reflektohet në më shumë efikasitet në punën e përditshme të strukturave policore Komisariati i ri shtrihet në mbi 2200 meter katrore dhe ofron kushte moderne pune për rreth 140 punonjës policie. Ai përfshin hapësira të posaçme për trajtimin e rasteve sensitive, ambiente për të miturit, avokatet, salla për marrjen në pyetje dhe ambiente sherbimi mjekesor. Gjithashtu, është ngritur një sallë operative e pajisur me teknologji të avancuar për reagim më të shpejtë Në takimin me efektivët, drejtuesit e Policisë së Shtetit kërkuan rritje të angazhimit në goditjen e paligjshmërive, përfshirë lojërat e fatit, kultivimin e kanabisit dhe kapjen e personave në kërkim, duke vënë theks edhe te krimet mjedisore dhe ndërtimet pa leje./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Tentativa për parakalim shkakton aksident/ Makinat dalin nga rruga, dy të lënduar në Fushë Krujë Një jetë në shërbim të pacientëve/ Kruja ka një traditë të hershme në shërbimin shëndetësor “Shqipëria s’do merret peng”, Lamallari: Përgëzime policisë për neutralizimin e molotovarëve të përdorur si mish për top

Lini një Përgjigje