Kështu ka deklaruar deputeti demokrat këtë të hënë, më 23 shkurt, në një intervistë në Klan News me gazetarin Besard Jacaj.
Madje Gjoni tha se nëse të gjithë deputetët e PD-së do punonin sa gjysma e Berishës, qeveria socialiste tashmë do të ishte rrëzuar.
“Ç’mendoni për ata që thonë se sa të jetë Sali Berisha në krye të Partisë Demokratike, Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti?”, ishte pyetja që Jacaj i drejtoi deputetit Gjoni.