Pikat kryesore
- Një qytetare denoncon në “Stop” djalin e tezes, gjyqtarin e Sarandës Donald Kota, i cili sipas saj po bën vetëgjyqësi për një pronë.
- Gjithçka lidhet me një pronë të trashëguar nga familja Kokonozi në vitin 1992.
- Në mungesë të një ndarjeje zyrtare, familja e tezes së gjyqtarit, ka poseduar në mirëkuptim rreth 200 metra katrorë, sipërfaqe që prej 17 vitesh e ka dhënë me qira si biznes lavazhoje, me kontratë të rregullt.
Një qytetare denoncon në “Stop” djalin e tezes, gjyqtarin e Sarandës Donald Kota, i cili sipas saj po bën vetëgjyqësi për një pronë. Gjithçka lidhet me një pronë të trashëguar nga familja Kokonozi në vitin 1992. Prona rezulton e pandarë mes 28 bashkëpronarëve. Në mungesë të një ndarjeje zyrtare, familja e tezes së gjyqtarit, ka poseduar në mirëkuptim rreth 200 metra katrorë, sipërfaqe që prej 17 vitesh e ka dhënë me qira si biznes lavazhoje, me kontratë të rregullt. Sipas denoncimit, situata ka ndryshuar së fundi. Ajo thotë se gjyqtari Donald Kota është paraqitur në ambientet e biznesit, pa një komunikim paraprak me tezen, apo vajzën e saj dhe u ka kërkuar qiramarrësve të lirojnë ambientin, duke deklaruar se ai është pronari dhe se nëse duan të vijojnë aktivitetin, qiranë duhet t’ia paguajnë atij. Sipas denoncimit, situata ka ndryshuar së fundi. Ajo thotë se gjyqtari Donald Kota është paraqitur në ambientet e biznesit, pa një komunikim paraprak me tezen, apo vajzën e saj dhe u ka kërkuar qiramarrësve të lirojnë ambientin, duke deklaruar se ai është pronari dhe se nëse duan të vijojnë aktivitetin, qiranë duhet t’ia paguajnë atij. Konflikti ka agravuar deri në praninë e forcave të policisë. Sipas pamjeve të siguruara, në video dëgjohet një komunikim i ashpër dhe me tone agresive ndaj qiramarrësve, që prej 17 vitesh ushtrojnë aktivitetin në atë pronë. I ke këtu pronarët. S’je ti pronari. Që në 99-ën unë.., ja ta marr një cikë pronarin, që i paguaj qiranë…Ja, ku e kam kontratën! As 6 ditë s’do të rrish më këtu! Ja, ku e ke pronarin! Është vjehrra ime pronare, vëlla! Po mirë mo, po e zgjidhët, për mua s’është problem fare. Po marr pronaren në telefon, Aldën! Hiqe telefonin! Hiqe telefonin! Le të vijë këtu Alda! Më the përpara një jave, o zotëri?! E para, mos ma ngri zërin! E dyta, lajmëroje pak policinë! Policia po vjen mos e rr*j ka*in, po hë! Pronari i lavazhit- Unë kam 20 vjet këtu zotëri! S’të njof fare ty! Nuk të njof fare ty…! Kena fol si burrat? (kushëriri gjyqtarit, qiradhënësi) dhe kam një kontratë me të. Më the hallall, dil jashtë, dil jashtë, dil jashtë nga prona ime! Pronarin, ja ku e ke, ja, ku i ke pronarët! Dil jashtë urgjent! Jashtë që të gjithë! Jashtë që të gjithë, po ju them! Jashtë, oreee ik andej, bobobo…! Ta tregoj unë! Mos u mërzit fare! Ish-prokurori Ervin Karanxha ka shpjeguar se, nëse një person pretendon të drejtën e pronës, zgjidhja duhet të kalojë përmes gjykatës dhe jo përmes veprimeve të drejtpërdrejta që mund të konsiderohen vetëgjyqësi. Ai ka theksuar gjithashtu se për një gjyqtar, standardi etik është edhe më i lartë, pasi figura e tij lidhet drejtpërdrejt me besimin publik tek drejtësia.